Njoftim për shtyp

Njoftim për shtyp

Njoftim për shtyp

Event promovues me temë “Për Gratë në Biznes”

5 Qershor 2019 – Tiranë

Forumi i Parë i Biznesit të Grave startoi në Hotel Tirana Internacional, më 5 Qershor 2019, i cili u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT), event i cili mblodhi së bashku më shumë se 100 gra biznesmene nga Tirana nga sektorë të ndryshëm ekonomikë, si zëri i grave biznesmene dhe frymëzim për sipërmarrëset e reja. Stafi i Departamentit të Projekteve të Dhomës u bashkua këtij eventi me një stendë ​​të dedikuar për projektet, për t’i promovuar dhe prezantuar ato si rruga për një bashkëpunim më të ngushtë e më të fuqishëm si dhe rrjetëzim.

Me interes të veçantë për eventin ishte  projekti BIOECO – R.D.I i cili mbështet sipërmarrrjen, në këtë rast erdhi me vëmendje të dedikuar për gratë biznesmene që kontribuojnë me aktivitetin e tyre ekonomik në fushën e bioekonomisë. Projekti ka si qëllim të ndihmojë bizneset për të krijuar produkte innovative me bazë biomasën duke dhënë zgjidhje menaxhimit të mbetjeve me përfitim.

Për të propaganduar projektin, u përdorën materiale promovuese dhe u zhvilluan takime ballë për ballë. Stenda u vizatua nga pjesëmarrëset e Forumit të Biznesit të Grave dhe përfaqësues të nivelit të lartë qeveritar,  kompani VIP që operojnë në Shqipëri, Universitetet, media etj.

znj. Elida Boshnjaku, koordinatore e projektit zhvilloi takime të personalizuara me gratë e interesuara të biznesit të interesuara për t’u njohur me projektin. znj. Boshnjaku bëri ndërgjegjësim në lidhje me projektin, duke prezantuar tek pjesëmarrësit shërbimet  që mund të përfitohen në kuadër projekti si: informacion, mbështetje, këshillim dhe kontakte.  Gjithashtu interesa të përbashkëta bashkëpunimi u identifikuan.

Ky forum ishte një mundësi e mirë për gratë për t’u vendosur në rrjet, për të prezantuar dhe ndarë përvojat, sfidat me të cilat ballafaqohen dhe mënyrat e tejkalimit, për të motivuar njëra-tjetrën dhe për të shfaqur bizneset e tyre si modele të mira biznese dhe inspirim për njëra-tjetrën. Ata patën mundësi të shikonin mundësinë e  vendosjes së partneritetit për të përmirësuar kapacitetet e tyre sipërmarrëse si dhe për të nxitur bizneset startup.

Share this post