Njoftim për shtyp
Vizitë në terren
Inkubatori i Produkteve Lokale – 18 Gusht 2019 Bënjë, Përmet
Stafi Teknik i projektit AGROINNOECO, znj Elida Boshnjaku zhvilloi vizitë në Inkubatorin e Produkteve Lokale. Qëllimi i vizitës ishte takimi i stafit të inkubatorit dhe të mësuarit në lidhje me funksionimin e tij, promovimi i projektit Agroinnoeco që po zbatohet nga DHTIT, si dhe vendosja e komunikimit dhe shikimi i mundësive të bashkëpunimit.
Vizita në terren konsistoi në:
- prezantim të përgjithshëm nga stafi rreth inkubatorit dhe rolit të tij
- njohja me inkubatorin dhe produktet lokale të zonës së Përmetit
- diskutimi rreth konceptit dhe potencialit të inovacionit
- prezantim i përgjithshëm i projektit Agroinnoeco në sektorin Agroushqimor
- vizitë në ambjentet e brendshme të inkubatorit
- dyqani
- linja e prodhimit të rakisë
- linja e prerjes dhe tharjes së frutave dhe perimeve
- magazinat e produkteve
Gjatë prezantimit të inkubatorit, stafi sqaroi se ndërtimi i inkubatorit ishte mundësuar nga organizata CESVI në kuadër të projektit TREC financuar nga AICS si dhe mbështetur gjithashtu financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (përmes AZHBR). Inkubatori ishte inauguruar më 20 Nëntor 2018 duke hapur dyert si inkubatori i parë në Shqipëri për produktet lokale të tilla si fruta të thata dhe perime dhe rakinë tradicionale (për zonën e Përmetit) duke ofruar një hapësirë të përbashkët për fermerët e zonës, për të përpunuar dhe çertifikuar produktet e tyre sipas kërkesave të tregut dhe standarteve të sigurisë ushqimore si dhe duke garantuar akses në treg.
Inkubatori mundësonte gjithashtu:
- komunikim të informacionit ndaj personave të interesuar për produktet lokale të zonës
- ndihmë për të kuptuar standartet
- promovim dhe tregtim të produkteve
- nxitje të fermerëve (përfshirë atyre të rinj) për të prodhuar produkte.
- lehtësim të përpunimit duke ofruar shërbime si facilitate dhe paisje të përbashkëta, standarte etj).
- nxitje për rritje dhe investimi, punësim gjithashtu.
Vizita në terren ishte interesante dhe ndërkaq znj Elida Boshnjaku bëri gjithashtu një prezantim të përgjithshëm të idesë së projektit AGROINNOECO, që është identifikimi, maturimi dhe promovimi i ideve të reja sipërmarrëse në sektorin agro-ushqimor.
Gjetja e ngjashmërive në aktivitetet e inkubatorit dhe Dhomës, zgjoi interes mes dy palëve për të vazhduar dhe zgjeruar komunikimin si dhe shikuar mundësitë e bashkëpunimit në aktivitetet e ardhshme përkatëse.