Njoftim per anetaresine

Njoftim per anetaresine

Njoftim per anetaresine

N J O F T I M

Të nderuar anëtarë të DHTIT,

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë -Tiranë, antarët e saj, që perfaqësojnë kryesisht sektorët e industrisë përpunuese, turizmit, ndërtimit,etj, kanë ngritur një problem mjaft të rendësishëm lidhur me pasojat që sjell liberalizimi i tregut të furnizimit me energji elektrike.

OSHEE është  enti publik, që përveç sigurimit të furnizimit me energji elektrike, është

“ transportuesi” i vetem i kësaj energjie të blerë në bursë dhe që percillet tek konsumatori final. 

Brenda ketij viti 2020, çmimi i energjisë ( zëri i kostos se transportimit) për operatorët ekonomik, i ofruar nga OSHEE synon të ndryshojë. OSHEE ka aplikuar tek Enti Rregullator i Energjisë (ERE),  duke propozuar rritje të kostos së transportit të kesaj energjie elektrike, sipas tre niveleve të tensionit.

Bazuar në këtë informacion , nga disa antarë të DHTIT-s, që janë edhe konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike, po rritet gjithnje e më tepër shqetësimi lidhur me rritjen e kostove te transportit te kësaj energjie elektrike, ose siç quhet në termin teknik “ tarifa e aksesit ne rrjet”.

Rezulton se bazuar në tre nivelet përkatëse të tensionit, 35, 20 dhe 0.4kV, është propozuar një tarifë me rritje mesatare për tre nivelet reth 25%.   Kjo rritje e propozuar, justifikohet nga OSHEE se lidhet me kostot e investimit dhe mirëmbajtjes së paisjeve që garantojnë transmetimin e energjisë së blerë deri tek konsumatori final .

Përfaqësues të DHTIT-s, bashkë me perfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, me datë 20 Shkurt 2020, morën pjesë në një seancë dëgjimore pranë ERE-s. Nga ana e perfaqësuesit të DHTIT, u ngrit me forcë  qendrimi i pajustifikuar i OSHEE-s, lidhur me kostot e pargumentuara nga kjo e fundit, për pasojë duke rënduar koston për njësi produkti ose shërbimi për operatorët ekonomik dhe që konsiderohet më e larta krahasuar me të gjithë vendet e rajonit .

DHTIT, i ka kërkuar ERE-s, që të analizojë me përgjegjësi propozimin e bërë nga OSHEE dhe nuk mund të pranojë rritje të kostove të tarifës së aksesit.

Para një situate të tillë, përveç njoftimit të antaresisë së DHTIT, ne duam të sensibilizojmë Ministrin për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, për të analizuar me kujdes të veçantë këtë shqetësim të ngritur nga ana e operatorëve ekonomik.

Nëpërmjet këtij njoftimi, DHTIT mirëpret  çdo reagim të antaresisë së DHTIT, për të ngritur zërin dhe për të kërkuar pranë strukturave përgjegjëse shtetërore  që të mos rritet tarifa e aksesit në rrjet, e propozuar nga OSHEE, e cila cenon koston e prodhimit dhe sherbimit te sipermarrjeve tona, për rrjedhojë duke ndikuar negativisht në aftesinë konkuruese.

Kryetari

Nikolin JAKA

Share this post