Njoftim i rëndësishëm për lëvizjet në Poloni. Si mund të kalohet në pikat kufitare për ata që kanë marrëdhënie biznesi

Njoftim i rëndësishëm për lëvizjet në Poloni. Si mund të kalohet në pikat kufitare për ata që kanë marrëdhënie biznesi

Njoftim i rëndësishëm për lëvizjet në Poloni. Si mund të kalohet në pikat kufitare për ata që kanë marrëdhënie biznesi

 

Pala polake, nëpërmjet Ambasadës sonë në Poloni, informon se, duke filluar nga 3 dhjetori 2020, ka hyrë në fuqi Rregullorja e ndryshuar e Ministrit të Brendshëm dhe Administratës të 13 Marsit 2020 mbi pezullimin ose kufizimin e përkohshëm të trafikut kufitar në pika të caktuara të kalimit kufitar (Gazeta e Ligjeve, pika 435, e ndryshuar, në tekstin e mëtejmë Ministria e Brendshme dhe Administrata).

 

Në përputhje me ndryshimin e lartpërmendur, u shtua pika 21 në paragrafin 3, seksioni 2 i Rregullores, e cila ndër të tjera, informon se, qytetarët e huaj që duan të vizitojnë Poloninë për qëllime biznesi, duhet të adresojnë kërkesat  për lëshimin e lejes së hyrjes në Poloni pranë Ambasadës së Shqipërisë në Varshavë, Poloni. Kjo e fundit përgatit Notën Verbale për MPJ-me të Polonisë. Nota Verbale duhet të përmbajë sa vijon:

  1. emër dhe mbiemër;
  2. data e lindjes;
  3. numri i pasaportës në bazë të të cilit një person i caktuar do të kalojë kufirin e Polonisë;
  4. adresa e korrespondencës, adresa e postës elektronike, numri i telefonit;
  5. data e hyrjes dhe qëndrimit të planifikuar në Republikën e Polonisë;
  6. vendi i kalimit të planifikuar të kufirit të Republikës së Polonisë dhe të dhëna për mjetet e transportit me të cilat personi i caktuar do të kalojë kufirin;
  7. qëllimi i mbërritjes dhe justifikimi, i përshkruar në detaje;
  8. kopje e dokumenteve që konfirmojnë statusin e personit (si p.sh. një punonjës ose pronar i një kompanie të caktuar) dhe qëllimin e mbërritjes në Poloni.

 

Lëvizjet për qëllime që nuk kanë të bëjnë me çështjet ekonomike, ose që kanë të bëjnë me cështje ekonomike dhe biznesi por që mund të zbatohen në distancë (p.sh. marrëveshjet me kontraktorin në mënyrën e videokonferencës, prezantim on-line, etj.) ose me ndihmën e shërbimeve konsullore të Republikës së Polonisë në vendin përkatës (nënshkrimi i dokumenteve me konfirmimin e vërtetësisë së nënshkrimit nga konsulli i Republikës së Polonisë, konfirmimi i profilit të besuar ePUAP), nuk do të lejohen të hyjnë dhe as nuk do tu jepet leje për hyrje në Republikën e Polonisë.

 

 

Share this post