Nikolin Jaka: Qeveria të paguajë të vetëkarantinuarit, urdhëri i B.SH te jete taksativ
Kryeministri Edi Rama deklaroi se të enjten do të bëjë publike planin e garancisë financiare ku përfshihet dhe kompensimi i pagave të munguara të çdo biznesi. Në një intervistë me skype në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, kreu i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Nikolin Jaka zbulon detaje nga ky plan
A jeni në dijeni lidhur me këtë plan që kryeministri Edi Rama do të paraqesë të enjten?
Nikolin Jaka per RTV Ora: Ne jemi konsultuar dhe kemi marrë problematikat dhe kërkesat që ka sipërmarrja që është prekur nga masat shtrënguese.
Dhomat e Tregtisë dhe shoqatat e biznesit janë shprehur që emergjente është kompensimi i pagave të të gjithë punonjësve që janë shkëputur nga puna për arsye të masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Njoftimi që dha kryeministri është një lajm i mirë dhe shpresojmë që të gjitha kërkesat tona të jenë në tryezën e kryeministrit dhe të ekspertëve të qeverisë në mënyrë që të enjten të kemi një lajm të mirë që të ngjallë optimizmin dhe njëkohësisht të bëjë gati sipërmarrjen të ketë hap tjetër për të përballuar situatën e krijuar.
Ne kërkojmë që qeveria shqiptare të konsulohet mirë me ekspertët e profesionistët që dinë efektet dhe janë në gjëndje të përcaktojnë disa skenarë, sa do të jetë afati i këtyre masave shtrënguese dhe nga ana tjetër është e rëndësishme që qeveria të fokusohet duke mundësuar lehtësimin e masave shtrënguese ndaj sipërmarrjes private dhe nga ana tjetër duke marrë masat e sigurisë për të mbrojtur gjithmonë ata qytetarë që janë të rrezikuar nga koronavirus.
A do duhet që pjesë e paketës të jetë dhe shtyrja e pagesës së taksave?
Nikolin Jaka per RTV Ora:Jam i bindur që paketa e së entjes do të ketë të përfshirë edhe shtyrjen e pagesave dhe mbulimin për një kohë mbase 3-4 mujore të të punësuarve, mbase dhe një kompensim për sipërmarrjen e vogël, sidomos ato që janë të mbyllura. Nuk ka asnjë sipërmarrje në Shqipëri që nuk është prekur nga masat shtrënguese. Jam e sigurtë që paketa e së enjtes do i ketë këto, si Gjermania, Greqia.
A duhet rishikuar buxheti?
Nikolin Jaka per RTV Ora:Jam i bindur që qeveria do të ketë kurajon për të gjetur rrugën e duhur, mbase duke ndërhyrë në buxhet apo duke gjetur mënyra të tjera, si kreditë e buta, në mënyrë që të zbusë pasojat e sipërmarrjes private.
Në këto kushte karantimi, dhe masa drastike shtrënguese sa mund të durojnë bizneset shqiptare?
Nikolin Jaka per RTV Ora:Nga informacionet që ne marrim mendoj që janë të mjaftueshme dy javë për masat drastike, ndërsa për të marrë masat e sigurisë për mos përpahjen e virusit, dhe për të karantinuar të gjithë qytetarët që janë të rrezikuar nga koronavirusi do duhet të paktën 1-2 muaj, sa të kemi dhe ngrohjen e temperaturave.
Ne kemi kërkuar që dhe për punonjësit që vetëkarantinohen qeveria ta njohë dhe të kompensojë pagesën e plotë për këtë periudhë.
Duhet parë afektimi tek çdo sektor i ekonomisë në mënyrë që qeveria shqiptare të jetë gati të rikuperojë me sa mundet dëmin e shkaktuar, mbase edhe me financime e kredi të buta mund të nxjerrë sipërmarrjen nga ky kolaps që po futet.
A ka një përllogaritje të përafërt sa mund të jetë dëmi në ditë në Shqipëri i kësaj krize të koronavirusit?
Nikolin Jaka per RTV Ora: Nuk mund të jemi saktë por duke pasur parasysh të ardhurat dhe shpenzimet, si dhe sa % e GDP janë të ardhura në Shqipëri i bie që të ardhurat janë 11 milionë euro, ndërkohë që dëmi që mund të shkaktohet në rastin e një pezullimi të plotë të ekonomisë është herë 3, herë 4, ndërsa në masat drastike të marra aktualisht nga qeveria shqiptare mund të jetë 30-40% dëm i shkaktuar. Pra i bie që 10 ta shumëzojmë me 2 që të nxjerrim një dëm të shkaktuar për ekonominë shqiptare.
Urdhri i Bankës së Shqipërisë të jetë taksative
Nikolin Jaka per RTV Ora:“Nuk është e saktë procedura e ngrirjes së interesave për periudhën 3 mujore dhe lë një hapësirë subjective dhe burokratike në duart e bankave të nivelit të dytë për trajtimin e kërkesave sepse i jep gjithmonë të drejtën kredimarrësit që të shprehë vullnetin e tij të bëjë apo jo. Duhet të jetë taksative. Duhet të pranohet kërkesa e sipërmarrjes dhe të përllogaritet në afatin 3 mujor duke parashikuar edhe shtyrjen e kredisë dhe pezullimin e interesave për pjesën e tre muajve.”