Nga 1 shtatori 2021, vendet e CEFTA-s do aplikojnë rregullat e reja të tregtisë së ndërsjellë; Përfshihet Shqipëria dhe Kosova

Nga 1 shtatori 2021, vendet e CEFTA-s do aplikojnë rregullat e reja të tregtisë së ndërsjellë; Përfshihet Shqipëria dhe Kosova

Nga 1 shtatori 2021, vendet e CEFTA-s do aplikojnë rregullat e reja të tregtisë së ndërsjellë; Përfshihet Shqipëria dhe Kosova

Nga 1 shtatori 2021 nis zbatimin rregullat e reja të origjinës preferenciale për tregtinë e mallrave mes vendeve të CEFTA-s, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Rregullat e përmirësuara do të jenë kalimtare dhe do të pushojnë së zbatuari kur konventa PEM (Konventa Rajonale mbi Rregullat e Origjinës Preferenciale Pan-Euro-Mesdhetare) e rishikuar të miratohet dhe hyjë në fuqi nga të gjitha palët.
Në ligjin për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore i botuar në fletoren zyrtare përcaktohet se deri në pritje të përfundimit dhe të hyrjes në fuqi të ndryshimit të konventës, palët e CEFTA-s kanë rënë dakord të zbatojnë rregullat kalimtare të zbatueshme të origjinës.
Pritet që rregullat e reja të lehtësojnë dhe zhvillojnë më tej tregtinë e ndërsjellë ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në konventë dhe me të cilat Shqipëria zbaton një marrëveshje të tregtisë së lirë, pasi rregullat e reja janë më të thjeshta dhe më fleksibël. Në zbatimin e këtyre rregullave do të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë dhe Republikën e Kosovës, në zonën Pan-Euro-Mesdhetare të kumulimit diagonal dhe të plotë. Bizneset do të kenë mundësi zgjedhjeje ose të përdorin rregullat aktuale të konventës PEM ose rregullat kalimtare “alternative”, cilado që të jetë më e dobishme për ta.
Pas ratifikimit vendimi i Komitetit të Përbashkët do të zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe monitorohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Rregullat e reja për mallrat e origjinës
Kërkesa të përgjithshme

Për qëllimin e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje, produktet e mëposhtme konsiderohen si origjinuese në një Palë kur eksportohen te Pala tjetër: a) produktet e përftuara plotësisht në një Palë, brenda kuptimit të nenit 3; b) produktet e përftuara në një Palë që përfshijnë materiale që nuk janë përftuar plotësisht atje, me kusht që materiale të tilla t’i jenë nënshtruar punimit ose përpunimit të mjaftueshëm në atë Palë brenda kuptimit të nenit 4.
Produktet e përftuara plotësisht

1.Sa më poshtë konsiderohen si të përftuar plotësisht në një Palë kur eksportohen te Pala tjetër:
a) produktet minerale dhe uji natyror i nxjerrë nga toka ose nga shtrati i detit të saj; b) bimë, përfshirë bimët ujore dhe produktet vegjetale të rritura ose të korrura atje;
c) kafshë të gjalla të lindura dhe të rritura atje; d) produktet nga kafshët e gjalla të rritura atje;
e) produktet nga kafshët e therura të lindura dhe të rritura atje; f) produktet e përftuara nga gjuetia ose peshkimi të kryera atje;
g) produkte të akuakulturës ku peshqit, krustacet, molusqet dhe jovertebrorë të tjerë ujorë lindin ose rriten atje nga vezë, larva, rasate ose kultivarë;
h) produkte peshkimi në det dhe produkte të tjera të marra nga deti jashtë çdo deti territorial nga anijet e saj;
i) produktet e realizuara në bordin e anijeve fabrika të saj ekskluzivisht nga produktet e përmendura në pikën “h”;
j) artikujt e përdorur të mbledhur atje, përshtaten vetëm për rikuperimin e lëndëve të para;
k) mbetjet dhe skrapi që rezultojnë nga operacionet e prodhimit të kryera atje;
l) produktet e nxjerra nga shtrati i detit ose nënshtrati i detit që ndodhet jashtë detit të tij territorial, por ku ka të drejta ekskluzive shfrytëzimi; m) mallrat e prodhuara atje ekskluzivisht nga produktet e specifikuara në pikat “a” deri “l”.
2. Termat “anijet e saj” dhe “anijet fabrika të saj” përkatësisht në pikat “h” dhe “i” të paragrafit 1, zbatohen përkatësisht vetëm për anijet dhe anijet fabrikë që plotësojnë secilën nga kërkesat e mëposhtme: a) janë regjistruar në Palën eksportuese ose importuese; b) lundrojnë nën flamurin e palës eksportuese ose importuese; c) plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme: i. janë të paktën 50% në pronësi të shtetasve të Palës eksportuese ose importuese; ose ii. zotërohen nga shoqëri, që: – kanë selinë e tyre qendrore dhe vendin e tyre kryesor të biznesit në Palën eksportuese ose importuese; dhe – janë të paktën 50% në pronësi të Palës eksportuese ose importuese ose enteve publike ose shtetasve të këtyre Palëve.
3. Për qëllimin e paragrafit 2, kur Pala eksportuese ose importuese është Bashkimi Evropian, kjo nënkupton shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
4. Për qëllimin e paragrafit 2, shtetet e EFTA-s do të konsiderohen si një Palë Kontraktuese aplikuese.

Punimi ose përpunimi i mjaftueshëm

1. Pa cenuar paragrafin 3 të këtij neni dhe nenin 6, produktet të cilat nuk janë përftuar tërësisht në një Palë, konsiderohen të jenë punuar ose përpunuar mjaftueshëm kur plotësohen kushtet e përcaktuara në listën në shtojcën II për mallrat në fjalë.
2. Nëse një produkt i cili ka marrë statusin origjinues në një Palë në përputhje me paragrafin 1, përdoret si material në prodhimin e një produkti tjetër, nuk do të merren parasysh materialet joorigjinues që mund të jenë përdorur në prodhimin e tij.
3. Përcaktimi ,nëse plotësohen kërkesat e paragrafit 1, kryhet për secilin produkt. Megjithatë, kur rregulla përkatëse bazohet në pajtueshmëri me një përmbajtje maksimale të materialeve joorigjinues, autoritetet doganore të Palëve mund të autorizojnë eksportuesit të llogarisin çmimin e fabrikës të produktit dhe vlerën e materialeve joorigjinues mbi një bazë mesatare, siç përcaktohet në paragrafin 4, në mënyrë që të merren parasysh luhatjet e kostove dhe normave valutore.
4. Kur zbatohet nënparagrafi i dytë i paragrafit 3, çmimi mesatar i fabrikës së produktit dhe vlera mesatare e materialeve joorigjinuese të përdorura do të llogariten përkatësisht në bazë të shumës së çmimeve të fabrikës të faturuara për të gjitha shitjet e të njëjtave produkte të kryera gjatë vitit fiskal paraardhës dhe të shumës së vlerës së të gjitha materialeve joorigjinuese të përdorura në prodhimin e të njëjtave produkte gjatë vitit fiskal paraardhës, siç përcaktohet në Palën eksportuese ose, kur nuk janë të disponueshme shifrat për një vit të plotë fiskal, mund të përdoren ato të një periudhe më të shkurtër e cila nuk duhet të jetë më pak se tre muaj.
5. Eksportuesit që kanë zgjedhur llogaritjen mbi një bazë mesatare do të zbatojnë vazhdimisht një metodë të tillë gjatë vitit pas vitit fiskal të përdorur si referencë ose, kur është e nevojshme, gjatë vitit pas periudhës më të shkurtër të përdorur si referencë. Ata mund të pushojnë së zbatuari një metodë të tillë nëse, gjatë një viti të caktuar fiskal ose një periudhe më të shkurtër përfaqësuese prej jo më pak se tre muaj, ata vërejnë se nuk ka më luhatje në kosto ose norma valutore që të justifikojnë përdorimin e një metode të tillë.
6. Mesataret e përmendura në paragrafin 4 do të përdoren si çmim fabrike dhe vlera e materialeve joorigjinuese, përkatësisht, me qëllim të përcaktimit të pajtueshmërisë me përmbajtjen maksimale të materialeve joorigjinuese.

Rikthimi i detyrimeve doganore ose përjashtimi prej tyre

1. Materialet joorigjinuese të përdorura në prodhimin e produkteve që përfshihen në kapitujt 50 deri 63 të sistemit të harmonizuar origjinuese në një Palë, për të cilën është lëshuar ose bërë një provë origjine, në përputhje me titullin V të kësaj shtojce, në Palën eksportuese nuk i nënshtrohen rikthimit ose përjashtimit nga detyrimet doganore të çfarëdo lloji.
2. Ndalimi në paragrafin 1 zbatohet për çdo rregullim për rimbursimin, faljen ose mospagimin, të pjesshëm ose të plotë, të detyrimeve doganore ose tarifave që kanë një efekt ekuivalent, të zbatueshme në Palën eksportuese për materialet e përdorura në prodhim, kur rimbursimi, falja ose mospagimi i tillë zbatohen, shprehimisht ose në fuqi, kur produktet e përftuara nga materialet në fjalë, eksportohen dhe jo kur ato mbahen atje për përdorim të brendshëm.
3. Eksportuesi i produkteve të mbuluara nga një provë origjine përgatitet për të paraqitur në çdo kohë, me kërkesë të autoriteteve doganore, të gjitha dokumentet e duhura që vërtetojnë se nuk është përftuar asnjë rikthim i detyrimeve doganore, në lidhje me materialet joorigjinues të përdorura në prodhimin e produktet në fjalë dhe se të gjitha detyrimet doganore ose tarifat me efekt ekuivalent të zbatueshëm për materiale të tilla, aktualisht janë paguar.
4. Ndalimi në paragrafin 1 të këtij neni nuk zbatohet për tregtinë ndërmjet Palëve për produktet që kanë marrë statusin e origjinës, duke zbatuar kumulimin e origjinës të mbuluar nga nenet 7(4) ose (5).

Share this post