Newsletter date 28.07.2022
Unioni Universal Postar, në vitin 2021, ka hetuar besueshmërinë e shërbimeve postare dhe ka publikuar raportin e Indeksit të Integruar të Zhvillimit Postar (2IPD) për 168 tregje, në të cilat përfshihen edhe tregjet CEFTA.
Besueshmëria shprehet në pikë dhe vlerëson performancën në drejtim të shpejtësisë dhe parashikueshmërisë së dërgesës, në të gjitha segmentet e shërbimeve postare fizike.
Rezultatet e marra për besueshmërinë në shërbimet postare mund të shihen në modulin “E-commerce Data” në platformën e internetit www.ecommerce4all.eu.