Business English Training

Business English Training

Business English Training

Datat 12, 13, dhe 16 Dhjetor 2019 orari 17:00-20:00

Zhvillohet trajnimi i suksesshëm i Anglishtes së Biznesit, me module te reja pranë Dhomës së Tregtisë, Datat 12, 13, dhe 16 Dhjetor 2019

Ky trajnim është i hartuar për ti mësuar pjesëmarrësve të komunikojnë në mënyrë efektive në Gjuhën Angleze në një kontekst profesional. Anglishtja konsiderohet gjuha e suksesit në biznes në ditët e sotme. Për këtë arsye, ky trajnim do t’ju mundësojë të zgjeroni fjalorin tuaj në gjuhën angleze, përmirësoni aftësinë tuaj për të shkruar dhe folur në anglisht në ndërveprim profesional si dhe të mësoni terminologji dhe aftësi të cilat mund ti aplikoni në negociatat e biznesit, e-maile, prezantime profesionale, etj.

Ky trajnim ka si qëllim përmirësimin e aftësive të gjuhës angleze të personave që përdorin anglishten në punën e tyre.

Objektivi i trajnimit është që pjesëmarrësit të praktikojnë terminologjinë lidhur me anglishten e biznesit, e cila i shërben drejtëpërdrejtë në punën e tyre,

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë anglishten bazë në situata të caktuara biznesi dhe t’i japë atyre besimin për ta bërë këtë në një atmosferë inkurajuese.

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të kenë aftësi të:

-bëjnë prezantime të suksesshme në situata biznesi

-të përdorin me saktësi gjuhën e negociatave

-komunikojnë me besim dhe mënyrë efektive në takimet e biznesit

-të përdorin fjalor të specializuar në situata biznesi

-të menaxhojnë debate mbi tematika biznesi në anglisht

-të përmirësojnë gjuhën e shkruar në e-maile, raporte, etj

Programi:

Dita e parë

  • Business English: Networking
  • Business English: Meetings

Dita e dytë

  • Business English: Planning and Negotiating
  • Business English: Presentations

Dita e tretë

  • Business English: Business E-mails and Business Writing

Kush mund të përfitojë:

  • Pjesëmarrësit të cilët kanë qënë pjesë e trajnimit tonë English in Modern Business; pasi ky trajnim ofron module te reja;
  • Stafet e kompanive të ndryshme të cilët dëshirojnë të përmirësojnë anglishten e tyre për qëllime pune.
  • CEO/Menaxherët të cilët punojnë në një mjedis biznesi, të cilët kanë nevojë të përdorin anglishten në vendin e tyre të punës.
  • Lektorë që duan të punojnë me nivelin e tyre të gjuhës angleze.
  • Të punësuarit në administratë publike.
  • Profesionistët e biznesit që kërkojnë të përparojnë në karrierën e tyre duke pasur njohuri funksionale të anglishtes.
  • Të gjithë ata që kanë interes për tematikën

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 60 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit.

Për tu regjistruar, ju lutem plotësoni formularin e aplikimit :  Formular Aplikimi

Afati i fundit i kryerjes së pagesës është data 11 Dhjetor 2019.

*Pagesa e bërë nuk rimbursohet në rast mosndjekjeje apo ndërprerjeje të trajnimit!*

Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni si më poshtë për infomacione të mëtejshme.

Cel: + 355 (0) 68 671 5167

E-mail: kurse@cci.al

Share this post