SUKSESI NE SHITJE

SUKSESI NE SHITJE

SUKSESI NE SHITJE

Data: 27 Shtator

Orari: 10:00- 16:00

OBJEKTIVI

Që nga fillimi kemi dëshiruar që të sjellim një frymë të re dhe një mënyrë të re të të menduarit të bazuar në vlera të kompanisë tuaj. Shitja është aftësia të cilën e përdorim gjatë gjithë jetës si në komunikim profesional ashtu edhe në komunikim personal në raport me familjarët dhe miqtë tanë për t’i bindur në mënyrën më të mirë të mundshme për t’i arritur qëllimet tona.

Qëllimet kryesore të këtij trajnimi janë:

• Të kemi një mendje dhe sjellje sa më pozitive për të fituar aftësi të reja në shitje

• Të përmirësojmë njohuritë përmes motivimit

• Të kuptojmë shitjet

• Si të bëjmë plane

• Të menaxhojmë kohën

• Të përmirësojmë komunikimin dhe ndërtimin e raporteve me klientin.­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT – TEMAT QE TRAJTOHEN GJATË TRAJNIMIT:

Me programin të cilin e kemi ndërtuar me dizajnin praktik të cilin vërtet e kemi dashur dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm ne rrisim aftësitë themelore dhe ju mësojmë teknikat e nevojshme për të zhvilluar një qasje profesionale për klientet e mundshëm ose ekzistues. Trajnimi përqëndrohet në parimet e vlerave të cilat janë çelës për shitjet e suksesshme dhe profesionale. Duke adaptuar aftësi profesionale të komunikimit direkt dhe me telefon, kompania juaj jo vetëm që mund të rritë besimin dhe opinionin e klientëve por edhe rritjen e biznesit (sidomos kur klientët ju thërrasin për herë të parë).

 Këto programe janë gjithashtu të dizajnuara për të hequr frikën që shumë njerëz ndjejnë kur bëjnë thirrje telefonike pro-aktive dhe në takime të para. Po ashtu është një prezantim i shkëlqyeshëm për kompanitë që po kalojnë nga mënyra tradicionale në qasje të re të mënyres konsultative drejt klientit.

KUSH JANË PËRFITUESIT

Përfituesit e këtij trajnimi duhet të jene persona që merren me shitje duke filluar prej agjentëve të shitjes e deri tek stafi menaxhues të cilët do të kërkojnë rezutate nga stafi i tyre i cili i ka ndjekur trajnimin.

METODOLOGJIA

  • Metoda e trajnimit bëhet nëpërmjet ligjeratave dhe motivimit ku përdoren vegla si:
  • Projektori
  • Tabela e bardhë
  • Materiali i trajnimit për të marrë shënime
  •  Në program po ashtu përfshihen aktivitetet në grupe, lojëra atraktive për të ngritur vetëdijen e punës ekipore me video prezantime, do te ketë gara për shitësit më të mirë, si dhe shpërblime.

Që të gjitha këto do të jenë mjaft atraktive për pjesëmarrësit.

TEMAT  

  • Nëse dëshiron të fitosh më shumë duhet të Dish më shumë!
  • Sa të lartë e ke indeksin e aftësisë dhe gatishmërisë për të mësuar?
  • Çka është shitja ?
  • Qasja gjatë shitjes
  • Gjendja mendore – Si e mendoni shitjen?
  • 4 Pikat gjatë komunikimt
  • Goal – Objektiva – Qëllimi – Shënjestra
  • Suksesi !
  • Pse duhet te punojme më shumë
  • Inventari i produktit
  • Elevator Pitch
  • Analiza krahasuese e konkureces
  • T T D  Tregu Total Në Dispozicion
  • Krijimi i procesit të shitjes
  • Tabela e procesit të shitjes me 7 hapa
  • Si t’a trajtojmë klientin i cili dëshiron  t’a prishë marreveshjen?
  • Inkasimi  €
  • Fjalët e ndyta në shitje, sipas studimit ne Harward !
  • Fjalët Frikësuese në Shitje
  • Gjuha e trupit(Komunikimi Joverbal)
  • Matriksi i karaktereve sipas Karl Jung –Work Shop me aktivitete ne grup

 TRAJNUESI : Denis Gafuri

Denis Gafuri bazohet në menaxhimin efektiv, udhëheqjen sipërmarrëse dhe suksesin në biznes. Është autor i shumë shkrimeve në lëminë e biznesit, dhe trajner për shitje dhe motivim.

Denis Gafuri është një spiker frymëzues, me një përvojë shumëvjecare në shitje dhe marketing të suksesshëm. Diskutimet dhe trajnimet e tij nxitëse mbi lidershipin, shitjet, vetëbesimin, strategjinë, psikologjinë e shitjes dhe suksesit, arrijnë ndryshime të mëdha dhe rezultate afatgjata. Ai ka pas nderin dhe kenaqesin te mbaje trajnime per shitjet ne shume kompani serioze brenda dhe jashte vendit.

Aktualisht është themelues i kompanis konsulente DENIS GAFURI B.I. dhe drejtor i smarodnline.com

Karriera e tij ka filluar qysh nga viti 1991 ku ka qenë bashkethemelues dhe drejtor N.T AUTODEKOR, kompani kjo e sukseshme edhe sot në treg. Ka qenë pas poste te menaxhmentit te larte ne kompanit e njohura te Kosoves si Dukagjini Office, Devolli Corporation, smarodnline.com. Office 1 Kosova.

Denis Gafuri ka titullin MBA, ligjeron menaxhimin e shitjeve ne Kolegjin Universum ne Prishtine dhe ka ndjekur shumë trajner me famë botërore, për shitje dhe marketing ne  vend ashtu dhe jashte sic jane: Brian Tarcy, Philip Cotler, Grant Cardone, John Maxwell, etj. Dhe është qertifikuar nga GIZ si master Trainer.

Eshtë organizator i konvetës së parë të manaxherëve të shitjes, ku ishin 330 pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe rajoni. Konventa e I-rë i ndihmoj të gjithve me fitimin e njohurive të reja dhe me zhvillimin e bashkëpunimeve mes të pjesmarësve.

Shkrimet e Denis Gafurit “Mjeshteria e shitjes” tema të dobishme në jetë, për secilin individ mund ti gjeni në : www.telegrafi.com  si dhe në portalet e biznesit në Shqiperi, , www.businessmag.al   dhe www.sfidabiznesi.com .

Për më tepër vizitoni “  www.denisgafuri.com  

Trajnimet tona janë të bazuara nga eksperienca dhe procesi 20 vjeçar në praktikë me shitje në mënyra të ndyshme komplekse. Jemi të çertifikuar dhe me pjesëmarrje në trajnimet më të mëdha në botë në industrinë e shitjes. Aftësia jonë për të komunikuar në mënyrë efektive në të gjitha nivelet dhe për të dhënë këshilla praktike siguron që punonjësit tuaj të arrijnë objektivat e tyre personale dhe profesionale.

Dëshmi e përkushtimit profesional është organizimi i “KONVENTËS SË PARË PËR MENAXHERËT E SHITJES” (eventi më i madh i shitjes në rajon) ku në Nëntor të vitit 2018 ishin prezent 12 ekspert lokal dhe ndërkombëtar nga: Shqipëria, Gjermania, Maqedonia, Sllovenia dhe India të cilët ndanë eksperiencat e tyre me pjesëmarrësit. Për ta implementuar këte konventë është dashur të kemi dhe t’i japim shumë energji dhe ti zbatojmë të gjitha mësimet dhe mendimet tona më të mira, vetëm e vetëm për të realizuar diçka të thjeshtë por njëkohësisht dhe  të jashtëzakonshme dhe të përshtatshme për tregun tonë.

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 8000 leke, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte. Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit  nepermjet linkut =>

Afati i fundit për kryerjen e pagesës është data 20 Shtator 2019.

Kontakt: Ornela Sulce

Tel: +355 (0) 45800334

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Share this post