MENAXHIMI PRAKTIK I NJERËZVE

MENAXHIMI PRAKTIK I NJERËZVE

MENAXHIMI PRAKTIK I NJERËZVE

Data: 18-19 Shkurt 2020

Ora : 9:30 – 13:30

.

Çdokush që ka menaxhuar cilëndo kompani për një farë kohe mund të pranojë që ‘suksesi i aktivitetit varet shumë nga efektiviteti i linjës së parë të menaxherëve’. Megjithatë, kompanitë nuk zotërojnë një program të mirëfilltë se si të krijojnë apo zhvillojnë menaxherët e tyre përtej aftësive funksionale, në cilindo funksion qofshin ata. Përkundrazi, shumëherë ato qendrojnë në besimin se, meqënëse këta menaxherë janë rekrutuar nga radhët e specialistëve më të mirë, atëherë ata rrjedhimisht do të jenë menaxherë të zotë njerëzish. Ky besim është i pabazuar në shumicën e rasteve. 

Ky trajnim synon të adresojë dy aspekte:

a. të familjarizojë pjesëmarrësit me fazën tranzitore nga specialistë të mirë (shitjesh, finance, marketing, operacional etj) në menaxherë të zotë njerëzish, duke përmendur elementët kritikë që duhen adresuar në këtë rrugëtim

b. të ofrojë mënyra praktike për menaxhimin e njerëzve në mënyrë që pjesëmarrësit t’i jetësojnë efektivisht  në ambientin e tyre të punës

.

OBJEKTIVI
Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do jenë më të pregatitur të:

– kuptojnë ndryshimin midis të qenit menaxher me titull dhe menaxhimit efektiv të njerëzve

– motivojnë më shumë stafin e tyre drejt prodhimtarisë

– krijojnë një ambient ku të tjerët do të duan (jo të detyrohen) të punojnë me angazhim – kthejnë grupet e tyre në ekipe apo të forcojnë më tej ekipet e tyre.

.

PERSHKRIMI I PROGRAMIT
Programi do të shtjellojë konceptin e menaxhimit të suksesshëm të njerëzve, me të gjithë argumentet pro dhe kundër sipas kontekstit të tregut shqiptar. Për shkak se ndërgjegjësimi për të kuptuar vetë rëndësinë e pozicionit të menaxherit është kryesor, diskutimet ndërvepruese do të jenë pjesë e pandashme e këtij programi.

Gjithashtu programi parashikon edhe ndarjen e këshillave praktike dhe taktikave të ndryshme që mund të ndihmojnë pjesëmarrësit të përdorin në ambientet e tyre të punës, me ekipet e tyre për të arritur sukses nepërmjet efektivitetit dhe gjithëpërfshirjes.

Programi është i strukturuar të adresojë rolin e ‘menaxherit të njerëzve’ në cilindo funksion professional brenda një kompanie.

Disa nga temat që do të preken në program janë:

1.         Koncepte bazë të Menaxhimit të Njerëzve dhe Konteksti

2.         Tranziti për një Menaxhim të Suksesshëm

3.         Dallimi mes Grupeve dhe Ekipeve

4.         Modelet efektive te Lidershipit: në Kontekstin Shqiptar

5.         Menaxheri i Sukseshëm: Këshilla dhe Mënyra Praktike

.

KUSH JANE PERFITUESIT
Menaxherë/Supervizorë të cilët kanë grupe njerëzish nën vete dhe kërkojnë të përmisojnë efektivitetin e menaxhimit të burimeve njerëzore. Gjithashtu edhe specialistë të cilët janë propozuar të marrin grupe njerëzish në menaxhim ose aspirojnë të menaxhojnë njerëz në të ardhmen.

.

METODOLOGJIA
Theksi kryesor është diskutimi i hapur në grup me pjesëmarrësit për të gjithë temat konceptuale dhe faktike që do të parashtrohen sipas pikave të mësipërme. Pjesë e prezantimit do të jenë edhe disa momente  që kanë të bëjnë me të ashtuquajtuarat ‘praktika të mira’ të cilat më pas do të hapen për diskutim nëse gjejnë apo jo zbatueshmëri në kontekstin individual të pjesëmarrësve. Ushtrimet individuale dhe në grup do të jenë të pranishme sidomos për të shënjuar planet/hapat që pjesëmarrësit do të duhet të marrin me vete në punë  për vlerësuar progresin e tyre.

Ndërkohë, pjesëmarrësit do të duhet të sjellin me vete edhe një problematikë specifike në menaxhimin e njerëzve që ata hasin apo që mendojnë se do të hasin në të ardhmen. Këto probleme më pas do të ‘sulmohen’ nga i gjithë grupi në një bashkëbisedim i cili synon që të krijojë një ambient të mirë për të mësuar bashkarisht se si mund t’i zgjidhin këto probleme. Pjesë e këtij procesi do të jetë dhe e ashtuquajtura ‘Hovi i Pyetjeve’ e cila në vetvete hap dimension të ri për atë që sjell problemin që të gjejë zgjidhje në mënyrë më produktive. Të gjithë ushtrimet, taktikat dhe këshillat që do ndahen në këtë program, janë lehtësisht të transferueshme në ambientet e punës. Pjesëmarrësit do kenë mundësi t’i përdorin efektivisht që ditën e parë që do rikthehen në punë.

.

Lektor: Eneid Lika
Eneid Lika ka patur një karrierë të dallueshme si profesionist i shitjeve në industrinë e telekomunikacionit për më shumë së një dekade. Ai filloi si shitës direkt për Vodafone Albania dhe u bë anëtar i bordit egzekutiv në vitin 2015. Si drejtor i shitjeve për biznesin, ai ndihmoi në krijimin dhe udhëheqjen e departamentit të shitjeve, e zgjeroi këtë departament nga 12 në 50 veta dhe efektivisht solli një kthesë të suksesshme të rezultateve komerciale në më pak se dy vite. Eneidi është i apasionuar pas menaxhimit të njerëzve. Ai e sheh atë si mundësi që bizneset të krijojnë ambiente pune dinamike dhe angazhuese, që individët të kenë një karrierë shpërblyese në kompanitë ku punojnë, dhe që klientët të kenë përvoja mbreslënëse me ofruesit e tyre të shërbimeve. Tani Eneidi drejton kompaninë e tij të konsulencës dhe trajnimit për shitjen direkte dhe menaxhimin e njerëzve, duke ndihmuar bizneset të çlirojnë potencialin e tyre të shitjeve, përmisojnë aftësitë e tyre menaxheriale, dhe të hartojnë plane angazhimi si për punonjësit ashtu edhe klientët e tyre.

.

PAGESA
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 8000 lek. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte. Per t’u regjistruar plotesoni formularin e aplikimit nepermjet linkut =>   Afati i fundit për të aplikuar është data 14 Shkurt 2020.

.

                                             Kontakt: Adela Myftari
                                            Tel: +355 (0) 45 800 934
                                          E-mail: adela_myftari@cci.al

Share this post