Menaxhimi i Shitjeve
Data: 29-30 Janar
Orari: 10:00-14:00
QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT
Qëllimi i këtij trajnimi është që të kemi një pasqyrë të përgjithshme të aftësimit të shitësve, motivimin e vazhdueshëm si dhe të kuptojmë shitjen si vlerë të shtuar. Te mesojme te identifikojme tipoligjine e klienteve dhe nevojat e tyre duke perfituar shitje te suksesshme.
Trajnimi do të ndikojë pozitivisht në përmisimin e njohurive bazike të shitjes në terren, organizimin e ditës së një perfaqësuesi shitjesh, menaxhimin e kohës, prezantimin vetjak dhe prezantimin/promovimin e produktit. Trajnimi do te jete interaktiv me situata reale dhe shembuj konkret nga eksperiencat personale te gjithesecilit.
KUSH MUND TE PERFITOJE
Perfitues te ketij procesi mund te jene te gjithe te interesuarit nga shoqerite tregetare Shqiptare ( ose te huaja te regjistruara ne Shqiperi), shoqerite e konsulences.
METODOLOGJIA
Metodologjia e Trajnimit do te mbeshtetet mbi Pjesmarrjen aktive te perfituesve, ajo do te synoje qe te integroje sa me plote cdo shpjegim teorik me nje shembull praktik – per ta bere cdo situate te kuptueshme, dhe njeheresh Themeli i Metodologjise se Trajnimit do te jete Praktika reale dhe konkrete mbi raste te shkruara posatshem per pjesmarresit e regjistruar. Një trajnim 2 -ditor prej 4 orësh
PROGRAMI
• Intro në rrugëtimin 3 ditorë dhe prezantimi i pjesëmarrësve
• Fazat në të cilat kalon klienti në procesin e shitjes
• Guida e shitjes personale
• Shkëmbime mendimesh dhe eksperiencash mbi bazën e infove të marra sa me sipër.
• Shitja “door to door” – derë me derë si nje nga llojet me efektive te shitjes ne terren
• Tipologjia e klienteve dhe menaxhimi I tyre
• Si qënrojnë të motivuar agjentët më të suksesshëm (info bazë + video motivuese nga interneti)
• Menaxhimi i kohes dhe organizimi I dites se agjentit ne terren
• Roleplay –
• Zhvillimi i situatave të ndryshme të improvizuara ndërmjet pjesëmarrësve (Klient VS Agjent)
• Punë në grupe dhe individuale
• Reflektim personal I agjenteve mbi pikat e forta dhe te dobta karakteriale dhe ndikimi I tyre ne jeten profesionale (pune ne grupe dhe individuale interaktive)
• Tregimi i eksperiencave të ndryshme personale në procese shitjesh nga audience
PAGESA
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 9000 lek.Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
LEKTORE: Anisa Papajani
Anisa Papajani aktualisht është e punesuar në Vodafone Albania qe nga viti 2015, përkatësisht në sektorin e shitjeve, në rolin e agjentes eksekutive të bisneseve nen statusin senior.
Anisa është e lindur në Tiranë dhe ka perfunduar me sukses univerisitetin e “Gjuhëve të Huaja” përkatësisht për mësimëdhënie të gjuhës Gjermane.
Gjatë ciklit pas univeristar u punësua në Plus Communication të cilët i besuan fillimisht rolin e perfaqësueses së shitjeve në dyqanet kryesore, e cila ndihmoi te kaloje në një detyrë mme sfiduese përkatësisht si agjente eksekutive të bisneseve.
Pas përafërsisht 5 viteve të suksesshme në Plus Communication vendosi të pranojë oferten e propozuar nga një kompani globale sikurse është Vodafone Albania duke ju besuar nje portofol i rendesishem klientesh.
E apasionuar pas formimit te merredhenieve korrekte dhe besuese me klientin duke e zhvilluar ne menyre te vazhdueshme ate. Anisa eshte gjithmone ne kerkim te zhvillimit te vetvetes duke qene pjesemarrese ne nje numer te madh projektesh per permisimin e vazhdueshem te cilesise se sherbimit ndaj klientit.
Sefundmi Anisa eshte anetare e Salzburg Global Seminar/Austri ku trajtohen tematika inovative ne ndihme te zhvillimit profesional dhe atij personal duke krijuar nje kulture inovative korporative.
Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> https://goo.gl/forms/NBaMwdiJQppqnOWu2
Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45 800 934
E-mail: ornela_sulce@cci.al