Menaxhimi i Burimeve Njerezore

Menaxhimi i Burimeve Njerezore

Menaxhimi i Burimeve Njerezore

Data: 23 Janar 2020

Ora: 09:00 – 17:00

.

OBJEKTIVAT DHE ÇFARË DO TRAJNOHET 

Trajnimi për stafin drejtues me aftësi specifike të menaxhimit të Burimeve Njerëzore (BNj) përbëhet nga 12 orë interaktiviteti dhe ka për qëllim përmirësimin e aftësive, shprehjeve të punës dhe sistemeve mbështetëse të drejtuesve të kapitalit njerëzor në kompani.

.

QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT

Objektivat mësimore të këtij kursi janë që t’u japë pjesëmarrësve:

Mundësinë të mësojnë si te manaxhojne asetet njerezore per te maksimizuar efikasitetin e tyre ne te mire te biznesit dhe jetes se tyre;

Instrumentet, mjetet specifike dhe praktiken ne miniature te cdo situate të shpjeguar gjate seminareve; Mundesine e monitorimit te vazhdimesise nje mujore (pas trajnimit) te venies ne praktike direkte te informacionit qe u mor ne trajnim, ne vendin e punes, për t’u bere agjent ndryshimi ne maksimizimin e asetit njeri ne kompani.

.

KUSH MUND TË MARRË PJESË

Menaxherët, specialistë që kryejne funksione te BNj si drejtues skuadre në kompani (psh: pagesat, trajnimet, rekrutimet, raportimet me të tretë në lidhje me kapitalin njerëzor, pushimet, vendimmarrjet per ta në përshtatje me synimet e biznesit, etj.)

.

LEKTORE

Elida Motro-Iljazi[1] Ph.D, është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, (www.emi-cc.com) një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës.
Elida vazhdon studimet kerkimore te doktoratures ne Vjene, Universiteti I Shkencave te Aplikuara Eisenstadt ne fushen e menaxhimit te Burimeve Njerezore.
Kjo erdhi pasi ka perfituar Certifikaten-Master nga Cornell University në New York per Studimet per Burimeve Njerëzore, si dhe Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës  dhe nje B.A. diplomë nga Universiteti i Tiranës. Ne 2016-2017 ajo ishte lektore dhe pike kontakti per Shqiperine per programin nderkombetar te qeverise suedeze per zhvillimin e sektorit privat e atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vjetesh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT[2] me pjesemarres nga 5 vende te Europes.
Elida sjell më shumë se 25 vjet pervoje në trajnim, konsultim, drejtim Burimesh Njerezore, dhe përvojë menaxhuese ne një gamë të gjere industrish, organizatash, dhe sektorësh. Ekspertiza e Elidës përfshin një sërë temash, me një fokus të veçantë në programet strategjike në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimit të performancës se njerezve.
Përveç viteve te menaxhimit te drejtperdrejte te dy bizneseve te saj, Elida ka shërbyer si Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe te Pergjegjesise se Korporates në një institucion ndërkombëtar mikrofinanciar.

Elida ofron shërbime këshilluese në tregun nderkombetar dhe rajonal ne fushën e menaxhimit strategjik të stafit te larte, zgjedhjen e zhvillimin ne pune te personelit te larte e te mesem dhe programe specifike per burimet njerezore si zhvillim te aftësive intervistuese, te mbajtjes se stafit, konsultime në karrierë, matricen e kthimit te investimit te burimeve njerezore, ne komunikim, dhe ngritjen e efektivitetit të forcës se punës, dhe rritjes se  diversitetit.
Elida është ligjëruese publike dinamike dhe ka folur në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje të  drejtimit te biznesit dhe te burimeve njerëzore.

.

PAGESA

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 7000 leke, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit.

Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte. Per t’u regjistruar plotesoni formularin e aplikimit nepermjet linkut =>   Afati i fundit për të aplikuar është data 20 Janar 2020.

.

Kontakt: Adela Myftari

Tel: +355 (0) 45800934

E-mail: adela_myftari@cci.al

Share this post