Menaxhimi dhe Kontrolli Financiar
Data: 22-23 Janar
Orari: 10:00-14:00
Qëllimi i Modulit:
Moduli synon t’u japë menaxherëve dhe specialistëve të sektorit privat njohuritë e nevojshme në fushën e menaxhimit financiar të entiteteve ekonomike dhe kontrollit të performancës për vendimet e implementuara. Njohuritë që jep ky modul janë të mjaftueshme për t’i bërë pjesëmarrësit të aftë për të kuptuar konceptet bashkëkohore në të gjithë sektorët e financave, por sidomos në menaxhimin financiar të shoqërive tregtare. Boshtin e modulit e përbëjnë çështjet integrale financiare, të tilla si: vendimet e investimeve në asete fizike e financiare, të prekshme apo të paprekshme, afatshkurtra dhe afatgjata, vendimet e financimit dhe optimizimit të burimeve financiare duke përdorur konceptet e vlerës në kohë të parasë dhe riskut.
Efektet minimale të punës me pjesëmarrësit:
- Kuptimi logjik i koncepteve bazë të drejtimit financiar të shoqërive;
- Kuptimi teorik dhe praktik i mënyrës së përcaktimit të flukseve monetare që gjenerojnë projektet e investimeve dhe financimeve;
- Kuptimi teorik dhe praktik i teknikave që përdoren për përzgjedhjen e projekteve të investimeve dhe financimeve;
- Njohja e konceptit të kostos së kapitalit dhe të strukturës financiare, si dhe aftësimi për të ndërtuar një strukturë optimale të kapitalit,
- Kuptimi dhe përdorimi i instrumentave financiare si burime financimi dhe alternativa investimi.
Objektivat e kursit:
- Përftimi i njohurive mbi konceptet bazë të drejtimit financiar të shoqërive,
- Kuptimi i rëndësisë që kanë për ecurinë e shoqërisë tregtare, vendimet e investimeve afatgjata,
- Aftësimi për të ndërtuar një buxhet optimal të kapitalit, i cili të përmbushë kërkesën për maksimizimin e pasurisë së pronarëve,
- Aftësimi për të llogaritur me saktësi koston e kapitalit dhe koston mesatare të ponderuar të kapitalit,
- Aftësimi për të ndërtuar një strukturë optimale të kapitalit, e cila të përmbushë kërkesën për maksimizimin e pasurisë së pronarëve,
- Aftësimi për të kuptuar dhe implementuar indikatorët e matjes së performancës, si formë kontrolli e suksesit të kompanisë.
Metodologjia:
Gjatë zhvillimit të modulit theksi vendoset në përsëritjen, kuptimin logjik, konsolidimin e njohurive teorike të marra dhe mbi të gjitha zhvillimin e aftësisë për zbatimin praktik të tyre. Për këtë do të zhvillohen
- Leksione interaktive;
- Aplikim të koncepteve përmes ushtrimeve;
- Punë në softëare kompjuterik për shtrimin e çështjeve financiare dhe zgjidhjen e shpejtë të tyre.
- Rast studimor
Programi:
Dita 1.
Koncepte bazë të menaxhimit financiar
- vlera në kohë;
- risku
- modele të vlerësimit të riskut;
- aplikimi përmes një softëare të njohur si Microsoft Excel
Dita 2
Investimet dhe financimet afatgjata në sektorin privat
- investimi në asete afatgjata
- teknikat e vlerësimit të performancës financiare;
- financimi i kapitalit të firmës
- teknikat e nxjerrjes së kostos së ponderuar të kapitalit
Lektori:
Dr. Rinald Muça ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega Financë-Kontabilitet në vitin 2001, duke mbrojtur temën e diplomës “Vlerësimi i performancës së firmës përmes raporteve financiare”.
Në periudhën 2002-2004, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, SHBA, përfundoi Masterin për Administrim Biznesi, duke mbrojtur tezën për vlerësimin e riskut politik në Shqipëri.
Më pas, në vitin 2009 merr titullin “Doktor i Shkencave” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, për punimin “Risku financiar në Shqipëri: Modelet e vlerësimit në tregun bankar”.
Prej 18 vitesh është pedagog i lëndëve “Drejtimi Financiar”, “Drejtimi Financiar Ndërkombëtar” dhe “Modelim financiar” në disa Universitete publike e private në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Nga viti 2012 punon si drejtues i Departamentit të Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 9000 leke.Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> Formular Aplikimi
Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45 800 934
E-mail: ornela_sulce@cci.al