Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet kompanisë Kroate HUKI dhe asaj Shqiptare LDA

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet kompanisë Kroate HUKI dhe asaj Shqiptare LDA

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet kompanisë Kroate HUKI dhe asaj Shqiptare LDA

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në kuadër të projektit EEN ofron tashmë shërbime falas ndaj biznesit për një portofol/gamë të caktuar shërbimesh, që konsiderohen shërbime bazë.

Këto shërbime përfshijnë të gjithë sektorët ekonomikë, sidomos ata që kërkojnë tregje ndërkombëtare për tu rritur dhe konsoliduar.

Portofoli i shërbimeve përfshin dhënien e informacionit për biznesin, si për legjislacionin, standardet e BE-së, programe dhe mundësi financimi, shërbime individuale për kompanitë për të gjetur tregje të reja, akses në financë, për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, si dhe organizime veprimtarish si trajnime, seminare , workshop-e, etj, me tematika të ndryshme në interes të biznesit.

Gjithashtu, projekti EEN krijon mundësi për të krijuar partneritet me biznese të vendeve të tjera të BE-së, nëpërmjet organizimeve të misioneve/forumeve të biznesit, si dhe përgatitjes së kërkesave/ofertave të kompanive shqiptare për produkte, shërbime, teknologji zhvillim të inovacionit apo edhe kërkim shkencor.

Duke qenë se synimi kryesor i këtij projekti është të ndihmojë bizneset shqiptare të shfrytëzojnë mundësitë e të bërit biznes në tregun e përbashkët të BE-së, CCIT fton të gjithë sipërmarrësit të na kontaktojnë për të përfituar nga shërbimet e ofruara.

Shërbimet e partneritetit konsiderohen si një nga shërbimet më të rëndësishme, që projekti EEN mund të ofrojë për bizneset shqiptare.

Qëllimi i procesit të partneritetit është të lehtësojë kompanitë shqiptare për të nënshkruar marrëveshje afatgjata bashkëpunimi me kompani të vendeve të rajonit evropiane e më gjërë.

Ne shkurt 2021 u realizua Partnership Agreement e pare per kete vit. Ne baze te komunikimeve tona dhe duke ndjekur me angazhim maksimal cdo shprehje interesi per kompanite tona qe jane tashme pjese e EEN priten te realizohen dhe PA te tjera te suksesshme.

Partneri tjeter i kësaj PA eshte Zyra Kroate për Kreativitet dhe Inovacion (HUKI) e cila  është një organizatë joqeveritare e përkushtuar në promovimin e kulturës dhe edukimit sipërmarrës rreth qasjeve krijuese dhe inovative për zgjidhjen e sfidave të botës reale në bashkësitë lokale.

Përmes portofolit të madh të trajnimeve, edukimeve të specializuara, konferencave dhe seminareve HUKI ofron arsim joformal me fokus në tema të ndërlidhura me sipërmarrjen, inovacionet dhe kreativitetin.

Me këto aktivitete, ato synojnë të nxisin aftësitë sipërmarrëse në shoqëri dhe si pasojë të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.

Partneri shqiptar, pjese e platformes EEN nga CCIT eshte LDA, Leadership Development Association e cila eshte nje organizate jo fitimprurese qe udhehiqet nga te rinj shqiptare.

Sipas kontratës Partnership agreement te firmosur nga ate dy palet, HUKI I jep të drejtën ekskluzive LDA Albania për të organizuar konferenca LEAP në Tiranë, Prishtinë dhe Preshevë.

Gjithashtu bazuar në këtë marrëveshje, njohuritë e HUKI-it janë në dispozicion të partnerit shqiptar.

Konferencat do të zhvillohen në vitin 2021.

Share this post