LIDERSHIPI NE SIPERMARRJE
Lektore: Prof. Asoc. Dr Nevila Xhindi
Data: 22 Shkurt
Orari: 09:00- 17:00
OBJEKTIVI:
1. Veteidentifikimi i individit si qenie akive ne procesin e vendimarrjes.
2. Aftesimi i ndergjegjies qytetare kundrejt aktualitetit te kontekstit politik e social.
3. Aftesimi per te gjeneruar produktin me te mire te mundshem nedermjet alternativave te ndodhjes.
4. Ngritja e motivimit te individit per te qene leader aktiv ne cdo situate ku angazhohet kontributi i tij.
5. Krijimi i nje tabloje gjitheperfshirese ku procesi i lidershipit nuk i dedikohet vetem nje individi.
6. Interpretimi i situatave brenda nje kuadri shume me kompleks se hierarika e vendimarrjes vertikale.
PËRSHKRIMI I PROGRAMIT :
Ne fokus te trainimit, do te qendroje shtjellimi konceptual i udheheqjes si nje fenomen i cili mbart ne vetvete procesin social si i tille dhe individin perfaqesues te tij. Gjate zhvillimit te trainimit do te pervijohet e konceptimin shumedimensional te lidershipit.
Do te trajtohen gjenezat kur ky proces eshte identifikuar ne menyre te ndergjegjshme si i tille, si udheheqje e mirefillte, duke trajtuar teorite e njohura te “njeriut te madh” e te tjera te ketij konteksti. Ne vijimesi do trajtohen kendveshtrime te ndryshme pergjate historikut te pikepamjeve mbi lidershipin, ku figura individuale nderthuret me rrethanshmerine shoqerore dhe valet e interaksionit dhe infulencave qe perbehen nga bota unike te formimit dhe gjenezes se individit dhe konteksti historiko shoqeror ne te cilin ndodh procesi i te udhehequrit.
METODOLOGJIA:
Duke mundesuar nje trajtim gjithnje e me shume perfshires te kontekstit nen te cilin ekziston lidershipi ne sipermarrje, nepermjet nderthurjes se analizave dhe hulumtimeve te stileve dhe llojeve te lidershipit, te konkretizuara me profile liderash pergjate pervojes se shoqerise, me vendosjen e liderit si individ ne rrethanshmerine qe perfaqeson akualitetin dhe nevojen per te kryer procesin e lidershipit, pa harruar ne kete nderthurje motivuesit te cilet do te konceptualizohen qarte si racionale, iracionale, situacionale, te predeterminuar ne nje nivel, e te tjera te ketij lloji,trainimi do te ofroj njohuri te mjaft mira mbi ceshtjen qe fokuson.
Gjate trajtimit te modeleve te udheheqjes, do te trajtohen gjeresisht shtysat, motivuesit qe rezultojne ne lidership. Per rrjedhoje nje fokus te rendesishem do te zere trajtimi i teorive te marrjes se vendimeve. Marrja e vendimeve si elementi kyc qe ne shkallen e vet siperore ben dallimin e lidhershipit apo liderit ne vetvete , do te trajtohet nen driten e teorive racionale, iracionale dhe nje prerje midis te dyjave sic prezantohet gjeresisht nga mendimtaret sociale ne teorine e rrjetave apo te lojes.
PROGRAMI:
Dita 1.
Tema 1 Lidershipi ne mjedisin sfidues
Tema 2 Lidershipi dhe etika ne biznes
Tema 3 Motivimi dhe lideri
Dita 2
Tema 1 Lidershipi dhe ndryshimi
Tema 2 Lidershipi dhe ekipet
Tema 3 Menaxheri dhe lideri
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 9000 LEK. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> https://goo.gl/forms/NBaMwdiJQppqnOWu2
Trajnere:
Prof. Asoc. Dr Nevila Xhindi është diplomuar nga Universiteti i Tiranës si Doktore e Shkencave në Gjeografinë Humane dhe Doktore Shkencash për të dytën herë në Zhvillim-Planifikim Rajonal në Universitetin e Potsdamit në Gjermani. Ka qenë bursiste e Fulbright/Humphrey, bursë e administruar nga Departamenti Amerikan I Shtetit, pranë Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë në SHBA, diplomuar për Politika dhe Studime të Krahasuara në Arsim.
Ka qene drejtuese e Katedrës për Studime Europiane “Jean Monnet“( Jean Monnet Chair 2012-2015), akredituar nga BE, Departamenti I Kulturës dhe Arsimit; Është anëtare e disa ACTIONs të programit të Bashkëpunimit Europian për Shkencën dhe Teknologjinë (COST) dhe pjesë e grupimit të Expertëve Europianë për procesin e Bolonjës (HERE).
Gjate periudhës 2007-2009 ka punuar si koordinatore e Qeverisë Shqiptare për Ndihmën e Huaj pranë Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj në Këshillin e Ministrave. Që prej Nëntorit 2013 deri Korrik 2015, ajo ka ushtruar detyrën e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.
Për më shumë se 25 vjet ka punuar si lektore në disa universitete dhe ka qene trainuese ne shumw projekte dhe organizata kombetare dhe nderkombetare.
Gjatë jetës së saj akademike ka botuar artikuj të rëndësishëm në revista të njohura dhe ka drejtuar e marrë pjesë në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Aktualisht drejton disa nga zyrat e rëndësishme në Universitetin Mesdhetar të Shqipëisë: zyrën e njësisë se sigurimit të cilësisë; kurrikulave; studentëvë dhe zyrën e zhvillimit të projekteve.
Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45 800 934
E-mail: ornela_sulce@cci.al