Procedurat Tatimore

Trajnim: Struktura e TVSH-se

Procedurat Tatimore

Lektor: Z. Artur Papajani
Data: 10
-11 Tetor
Orari:
10:00- 14:00
Vendi: DHTIT

Programi dhe tema e sipërcituar ka qënë nder trajnimet shumë të vleresuara dhe kërkuara nga sipërmarrja pasi specifika qe trajtohet dhe ndihma që i jep informacioni i marrë është mjaft i vlefshëm për sipërmarrësit. Ky trajnim eshte ofruar 4 here vitin e kaluar nen drejtimin e Z. Papajani.

QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT 

–       Njohja me ndryshimet ligjore në sistemin fiskal;

–       Njohja me procedurat dhe masat që aplikohen sot ndaj sipërmarrjes;

–       Njohja me të drejtat që kanë sipërmarresit në rastet e inspektimit tatimor;

KUSH MUND TE PERFITOJE

Ky trajnim do t’ju vijë në ndihmë pjesëmarrësve për të marrë njohuri se si të menaxhojnë riskun tatimor në biznes, të njohin të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve, mënyrën se si mund dhe duhet ta mbrojnë veten si edhe çfarë duhet të dijë tatimpaguesi para kontrollit tatimor (veçanërisht për TVSH-në).

METODOLOGJIA

Një workshop-trajnim 2 ditor prej 4 orësh në ditë. Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesmarrje me raste konkrete nga trajnuesit. Një qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete. Pjesemarrja eshte e kufizuar, aplikoni perpara afatit.

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro.Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

LEKTOR: Z. Artur Papajani

Artur Papajani, Avokat, ka qene drejtor i Shërbimit të Tatimpaguesve,  pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

 

Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit perpera dates 10 tetor 2018. Formular Aplikimi

Kontakt: Ornela Sulce

Tel: +355 (0) 45 800 934

E-mail: ornela_sulce@cci.al

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.