Lançimi i platformës zyrtare ecommerce4all.eu

Lançimi i platformës zyrtare ecommerce4all.eu!

Lançimi i platformës zyrtare ecommerce4all.eu

“Është zyrtare! Platforma rajonale e internetit ecommerce4all.eu është publike! Shikoni modulin e parë, nga pesë modulet që do të jenë në dispozicion në platformë “Të Dhënat për Tregtinë Elektronike”. https://ecommerce4all.eu/

Nëpërmjet informacioneve të paraqitura në grafikët ndërveprues, moduli mbulon disa tema që mund t’ju ndihmojnë të nisni një biznes të tregtisë elektronike, të drejtoni një biznes të tillë ose të zgjeroni biznesin tuaj në tregun rajonal.

Disa informacione që mund të gjeni në këtë modul janë:
– Si renditen/vlerësohen tregjet e CEFTA-s?
– Sa e lehtë statistikisht është të drejtosh një biznes në këto tregje?
– Sa është tatimi mbi fitimin e biznesit në rajon?
– Sa shpesh porosisin blerësit online?
– Sa është konsumi mesatar i një individi?
– Blerjet më të shpeshta (sipas kategorive)
– Nga cilat tregje të CEFTA porosisin më shpesh blerësit online?
dhe shumë të dhëna të tjera të dobishme në lidhje me gjendjen e tregtisë elektronike në rajon.

Vizitoni platformën ecommerce4all.eu dhe mësoni më shumë rreth tregtisë elektronike në nivel rajonal.”

 

Share this post