Menaxhimi i Burimeve Njerezore
Kurs 6 mujor (Shtator 2019-Shkurt 2020)
Seminare/ trajnim në punë një herë në muaj, e premtja e trete e cdo muaji,
ora 09.00-17.00
Dhoma e Tregetise dhe Industrise Tiranë
OBJEKTIVAT DHE CFARË DO TRAJNOHET?
Moduli “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore – Tema të lidhura me efektivitetin dhe njerezit në biznes “është nje 20 oresh ne muaj (8-orësh interaktiviteti grupi ne seminar dhe 12-orësh interaktiviteti ne grup dhe one-to-one online me slot-e te personalizuara sipas kerkesave gjate te tri te shtunave gjate muajit sipas mundesive te individieve pjesemarres dhe/ose bizneseve nga vijne)
Nje teme e dedikuar ne muaj, sipas planit:
- teori dhe interaktivitet gjate seminarit ne grup (e premtja fundit e muajit),
- zbatim dhe aplikim i temes se dedikuar gjate seminareve ne grup e individuale online (tri te shtunat pasardhese)
TEMAT E DEDIKUARA TE BURIMEVE NJEREZORE:
- Muaji: Planifikimi i njerezve si aset baze ne biznes ose OJF
- Muaji: Rekrutimi e seleksionimi i punonjesve
- Muaji: Vleresimi i Performances / marrja e masave disiplinore
- Muaji : Paketa e Kompensimit
- Muaji: Vendosja e objektivave ne lidhje me pagen/etj,
- Muaji: Formimi i punonjesve, karriera ne biznes/organizate/
KUSH MUND TË MARRË PJESË?
- Specialistët dhe cilëtdo që kryejne funksione te BNj në kompani
- Të punësuar të tjerë të cilët aspirojnë të përparojnë në karrierën e tyre në manaxhim të kompanisë duke fituar njohuri funksionale të manaxhimit të BNj.
- Të papunësuar të cilët aspirojnë të futen në punë ne manaxhimin e BNj.
OBJEKTIVAT
Objektivat mësimore të këtij moduli janë që t’u japë pjesëmarrësve mundesine:
- Të dijë bazen menaxheriale te një organizimi të departamentit të burimeve njerëzore për kompani me status të ndryshëm duke filluar nga një biznes i vogël dhe duke përfunduar tek koorporata.
- Të dijë të marrë pjese ne planifikimin e burimeve njerëzore për periudhe afatgjate (vjetore) dhe zbatuese/operacionale
- Të njohë si të zbatojë në praktikë procedurat e rekrutimit dhe të seleksionimit. Të dijë të ndertoje kanalet brenda biznesit/organizates qe cojne ne realizimin e tyre me kosto te kontrolluar
- Të dijë te konceptojë/ ndjeke/ kontrolloje e disiplinoje në praktikë organizimin e punës sipas sistemeve/ procedurave ne fuqi
- Të njohë në praktikë metoda dhe instrumente të ndryshme të motivimit te punonjesve duke mesuar te të analizojë shkallën e motivimit të burimeve njerëzore, shkaqet e mos motivimit dhe të japë rekomandime për të përmirësuar situatën.
- Të dijë te ndertoje planin e venjes ne praktike direkte ndryshuese te mesimeve te marra nga moduli ne nje muaj pas tij (te monitoruar online nga lektorja) ne bizneset nga vijne për te sjelle ndryshimin ne maksimizimin e asetit njeri
NIVELI I KËRKUAR I PERKUSHTIMIT
- Kandidatet – aspirante per te hyre ne Burimet Njerezore te kene patjeter nje shkollim te pergjithshme jo me poshte se niveli Bacheloir;
- Punonjes aktuale te BNJ ose ne funksione te ngjashme ne një nivel fillestar ose mesatar të cilët duan te bejne ne kompanite nga vijne trajnimeve te BNj si ToT.
ZHVILLIMI I KURSIT
Pjesëmarrja është e limituar. Në këtë modul përfshihen forma pune interaktive të leksionit alternativ, konsultës së drejtpërdrejtë personale, (vete)testimit online dhe te dretperdrejte; punës në grup , sesione coaching gjatë takimit trajnues dhe mbështetje online (nje muaj) pas takimit trajnues përgjatë perpilimit të planit personal zhvillues per 2018 te dale nga trajnimi. Angazhimi i shpeshte ne “role play” do të reflektojë detyra specifike ne situata reale të modulit ne biznes/organizate.
“Detyra e shtepise A.C.T” nga ky trajnim perben nje Plan Veprimi Zhvillues per cdo pjesemarres te targetuar te mundesojne sjelljen e ndryshimit konkret e te matshem ne manaxhimin e Burimeve Njerezore ne biznesin/ organizaten nga vjen kandidati duke synuar rritjen e efikasitetit te kandidatit dhe pasurimin e biznesit me dokumentat bazike strukturore te Burimeve Njerezore.
Koha e trajnimeve është shumë intensive, me përqendrim të plotë si dhe dëfryese njëkohësisht J
LEKTORI:
Elida Motro-Iljazi Ph.D, është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, (www.emi-cc.com) një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës.
Elida vazhdon studimet kerkimore te doktoratures ne Vjene, Universiteti I Shkencave te Aplikuara Eisenstadt ne fushen e menaxhimit te Burimeve Njerezore. Kjo erdhi pasi ka perfituar Certifikaten-Master nga Cornell University në New York per Studimet per Burimeve Njerëzore, si dhe Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës dhe nje B.A. diplomë nga Universiteti i Tiranës. Ne 2016-17 ajo ishte lektore dhe pike kontakti per Shqiperine per programin nderkombetar te qeverise suedeze per zhvillimin e sektorit privat e atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vjetesh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT[2] me pjesemarres nga 5 vende te Europes.
Elida sjell më shumë se 25 vjet pervoje në trajnim, konsultim, drejtim Burimesh Njerezore, dhe përvojë menaxhuese ne një gamë të gjere industrish, organizatash, dhe sektorësh. Ekspertiza e Elidës përfshin një sërë temash, me një fokus të veçantë në programet strategjike në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimit të performancës se njerezve.
Përveç viteve te menaxhimit te drejtperdrejte te dy bizneseve te saj, Elida ka shërbyer si Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe te Pergjegjesise se Korporates në një institucion ndërkombëtar mikrofinanciar.
Në këtë rol, Elida ka projektuar dhe drejtuar të gjitha aspektet e zgjerimit të kompanisë prej 80 të punësuarve në 350, në një hapësirë prej pesë vjet rresht, pervoja shume te perdorshme në zhvillimin dhe konsulencen për menaxherët dhe drejtuesit e bizneseve te ndryshme duke fokusuar kthimin e investimit ne njerez dhe ne profesionistët e Burimeve Njerezore.
Elida ndan pervoje gjithashtu si profesore e jashtme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik për Degën e Marketingut në këtë Universitet, ku ajo lektoroi International Business, Studim tregu, dhe Marketing të Shërbimeve. Gjithashtu ajo lektoron ne 2018-2019 lenden e Menaxhimit te Burimeve Njerezore, te Zhvillimit Personal dhe te Komunikimit Nderpersonal, Organizatave dhe Sjelljes ne to per studentet e master dhe bachelor ne Tirana Business University College.
Elida ofron shërbime këshilluese në tregun nderkombetar dhe rajonal ne fushën e menaxhimit strategjik të stafit te larte, zgjedhjen e zhvillimin ne pune te personelit te larte e te mesem dhe programe specifike per burimet njerezore si zhvillim te aftësive intervistuese, te mbajtjes se stafit, konsultime në karrierë, matricen e kthimit te investimit te burimeve njerezore, ne komunikim, dhe ngritjen e efektivitetit të forcës se punës, dhe rritjes se diversitetit.
Elida është ligjëruese publike dinamike dhe ka folur në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje të drejtimit te biznesit dhe te burimeve njerëzore.
Ajo ofron shërbimet e saj vullnetarisht ne komunitetin e te rinjve profesioniste ne kryqezim karriere, ne fshatrat SOS si dhe mbështet të pastrehët e moshuar që banojnë në strehimore te drejtuara nga shteti si dhe ne www.emi-cc.com/podcast per koleget e fushes se BNj.
PAGESA
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 60 Euro. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> https://goo.gl/forms/NBaMwdiJQppqnOWu2
Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45800334
E-mail: ornela_sulce@cci.al