Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë takim pune me Atasheun ekonomik të Ambasadës Turke në Shqipëri
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka zhvilloi sot, 20 maj 2021 një takim pune me zonjën Pelin Ozdemir, atasheu ekonomik pranë ambasadës turke në Shqipëri.
Si një takim i parë prezantues i zonjës Ozdemir me kryetarin e DHTIT, u fol për bashkëpunimin e hershëm ekonomik që ekziston mes dy vendeve tona dhe mundësitë e intensifikimit në fusha të tjera të sipërmarrjes.
Për t’i shërbyer këtij qëllimi i ra dakord që të ngrihet një grup pune i përbashkët për të hartuar një pyetësor, i cili t’i drejtohet sipërmarrjes me qëllim identifikimin e fushave të interesit të përbashkët e ku investitorët të operojnë në Shqipëri.
Nga bashkëbiseduesit doli e qartë ideja që do të jetë Dhoma dhe Ambasada që do të luajnë një rol të rëndësishëm në intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Ndaj hartimi dhe marrja e përgjigjeve nga biznesi do të shërbejë si gjetje për të organizuar seminar apo konferencë investimesh në Turqi për të prezantuar mundësinë për investime në vendin tonë dhe për të nxitur bashkëpunime të prekshme dhe konkrete.
Në dy muajt e ardhshëm u vendos nga bashkëbiseduesit që pyetësori të ketë mbërritur tek sipërmarrësit dhe të kenë dalë rezultatet e tij që më pas të ecet me hapat e tjerë.