Kontributi i CCIT në projektin GRADUA dhe rastet e suksesit

Kontributi i CCIT në projektin GRADUA dhe rastet e suksesit.

Kontributi i CCIT në projektin GRADUA dhe rastet e suksesit

CCIT organizoi ditë informative në lidhje me Projektin GRADUA në kuadër të aktiviteteve trajnuese të mbajtura nga Qendra e Trajnimit të CCIT ku morën pjesë kompani të ndryshme.
Ditët e informimit shërbyen për të vënë në dijeni burimet njerëzore të kompanive pjesëmarrëse në platformën GRADUA si një instrument i ri i rekrutimit, një platformë praktike dhe e thjeshtë me shërbimet e saj online të bazuara në IT dhe bazën e të dhënave të dobishme të studentëve.
Ata u shpjeguan gjithashtu se si të regjistrohen dhe u ftuan të provojnë dhe të përdorin platformën për promovimin e vendeve të lira të punës dhe praktikave, të zgjedhin dhe rekrutojnë studentë në përputhje me nevojat dhe kërkesat e tyre.

Ndikimi i ditëve të informacionit CCIT:

– 78 kompani janë regjistruar tani në platformë dhe shfaqen 96 oferta për punë.
– 4 studentë të diplomuar janë përzgjedhur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (CCIT) për të bërë praktikën në ambientet e saj, të cilët përfunduan me sukses praktikën e tyre.
-1 studente e diplomuar është zgjedhur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (CCIT) dhe është akoma pjesë e CCIT si Koordinatore Projektesh (Përfshirë projektin GRADUA).
– 5 studentë të tjerë filluan si praktikë, tani janë rekrutuar nga Fabrika e Çimentos Fushe Kruja.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.