Kompania Kosta Fruit
Treg Tur Korca Sh.a eshte nje kompani qe operon ne tregun shqiptar dhe te huaj qe prej vitit 1996. Aktiviteti i saj shtrihet ne shume fusha por ato me te rendesishmet jane tregtim-import – eksport i fruta perimeve, hoteleri – turizem dhe telefoni.
Kompania zoteron frigorifere me kapacitete te konsiderueshme dhe me teknologji te avancuar persa i perket ruajtjes dhe perpunimit te fruta – perimeve dhe mjete transporti mallrash te kapaciteteve te ndryshme.
Kompania eshte nje nder me te vjetrat ne Shqiperi ne sektorin e tregetise – import – eksportit. Pervoja 26 vjecare e kompanise ka cuar ne investime te konsiderueshme ne infrastrukturen e saj, duke qene nje nder te paktat kompani qe perdor teknologjine DCA me atmosfere te kontrolluar per ruajtjen e frutave duke perdorur regullimin e atmosferes per te garantuar cilesine dhe jetegjatesine maksimale te frutave dhe duke pasur nje tonazh te konsiderueshem prej 2000 Ton. Makinerite e seleksionimit dhe paketimit jane automatike dhe bejne ambalazhime te formave te ndryshme si ne arka plastike ashtu edhe ne kuti kartoni.
Stafi eshte i trajnuar plotesisht per teknologjine qe ne perdorim dhe ne perberje te tij kemi specialiste dhe punonjes qe jane pjese e stafit prej me shume se 20 vjeteve tashme.
Kompania zoteron nje pemetore per prodhim e molleve te variacioneve te ndryshme, te cilesise se larte dhe bio. Kompania ka prej me shume se 15 vjetesh furnitoret e saj ne Shqiperi, Greqi dhe Maqedoni per furnizim me fruta – perime te nje cilesie mjaft te larte .
Persa I perket produkteve qe kompania ofron , produkti kryesor jane mollet e nje cilesie mjaft te larte te varieteteve te ndryshme si :
Red Delicious (Starking)
Golden Delicious
Fuji
Granny Smith
Idared
Mutsu
Certifikimet – kompania ne fjale eshte e certifikuar dhe e kontrolluar sistematikisht nga AKU me Leje Mjedisore per frigoriferet. Gjithashtu ne perdorim teknologjine DCA te patentuar me atmosfere te kontrolluar per ruajtjen e frutave duke perdorur regullimin e atmosferes . Nje tjeter Certifikim I rendesishem per kompanine eshte dhe certifikimi Global G.A.P nga CERES nje certifikim I nevojshem ky per eksportimin drejt vendeve Europiane.

