KODI I PUNËS

KODI I PUNËS

KODI I PUNËS

Data: 30 Qershor-1 Korrik 2020
Orari : 16:00 – 20:00


Pjesëmarrësit të jenë të aftë që në përfundim të trajnimit të kuptojnë dhe perdorin ne punen e tyre: Ndërtimin e legjislacionit të punës, pjeset perberese te tij, te drejtat dhe detyrimet e paleve ne nje marredhenie pune, sanksionet ligjore te parashikuara ne rast te shkeljes se ligjit, parandalimin dhe trajtimin e konflikteve individuale ne pune, respektimin e ligjit ne marrjen ne pune dhe largimin nga pune te punemarresve, analizimin e kontrates individuale te punes ne aspektin praktik te saj, njohjen dhe pervetesimin e elementeve ligjore dhe praktikë të pjesëve përbërese të legjislacionit te punes si dhe elementet më të rëndësishëm ligjore si dhe efektet e tyre lidhur me krijimin, funksionimin dhe zgjidhjen e marrëdhënies së punës/kontratës së punës individuale pa pasoja financiare apo ligjore. Proceset e inspektimit te punes dhe rregullat mbi sigurine dhe shendetin ne pune si dy nga proceset me te rendesishme te mbikqyrjes se zbatimit te legjislacionit te punes.

 

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT
Një trajnim 2-ditor prej 4 orësh në ditë (nga16.00-20:00). Prezantime, diskutime në grup, punë në grup dhe prezantime nga grupet. Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesëmarrje me raste konkrete nga trajnuesit. Një qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete

 

KUSH JANË PËRFITUESIT
Përfituesit e trajimit mund te jene janë juristë të shoqërive tregtare ose administratorë të tyre, persona fizike të cilët kanë numër të konsiderueshëm të punësuarish ose drejtues biznesesh të mesme, drejtues burimesh njerëzore, ekonomiste shoqerish tregtare, si dhe studente apo te diplomuar ne fushen e drejtesise apo ekonomikut per te krijuar nje kendveshtrim praktik mbi legjislacionin e punes dhe zbatimin e tij ne praktike.

 

METODOLOGJIA


Dita e parë (1)

1. Përbërja dhe rëndësia e legjislacionit të punës në praktikë
2. Aspekte ligjore të ndërtimit të marrëdhënies së punës (kompani-punonjës)
3. Mbikqyrja e legjislacionit të punës dhe pasojat e shkeljes së tij
4. Inspektimi i punes dhe siguria dhe shendeti ne pune
(Raste praktike, shembuj dhe diskutime)

 

Dita e dyte (2)

1. Aspekte ligjore dhe praktike të lidhjes së kontratës së punës
2. Procedura dhe dokumentacioni për zgjdhjen e kontratës individuale të punës
3. Elementët e rëndësishëm të përbërjes së kontratave individuale
4. Afatet dhe kohëzgajtja e kontratave individuale të punës
(Raste praktike, shembuj dhe diskutime)

 

LEKTOR: Ledio Milkani (Avokat & Konsulent Ligjor per Shoqerite Tregtare)
Ledio Milkani, themeluesi dhe administratori i “Praktikë Juridike” ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit i diplomuar si MSC per Shkenca Juridike. Ka punuar si ekspert ligjor dhe i marredhenieve te punes në administratën publike. Ka punuar në disa institucione qëndrore (mes tyre Ministria e Punes,).

Ka qënë pjesë e shërbimit civil, anëtar i komisioneve, komiteteve, bordeve dhe grupeve të ndryshme të punës për përgatitjen dhe zbatimin e legjsialcionit shqiptar në fushëm e punës, punësimit dhe formimit profesional, inspektimit të punës, legjislacionit për të huajt, për agjencitë private të punësimit, konventave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Legjislacionit të Bashkimit Evropian, Kartës Sociale Europiane, Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, Konventës e OKB për shitjen ndërkombëtare të mallrave, legjislacionit te sigurimeve, pensioneve private, etj. Ka qene anëtar i grupit negociator për nënshkrimin e MSA (Marrëveshjes së Stabilizimim Asociimit) nga viti 2003-2006 per (Kapitullin e Ceshtjeve Sociale dhe Marredheniet e Punes). Trajner i certifikuar nga ITAP (Instituti i Trajnimit të Administratës Publike sot (ASPA). Përgatitës dhe trajner i certifikuar nga ITAP në Trajnimin e Përgjithshëm te Niveleve të Larta Drejtues të Administratës Publike 2004-2005.

Avokat i licensuar qe nga viti 2006 dhe ka ushtruar veprimtarinë si Këshilltar Ligjor & Biznesi, për shoqëri tregtare të ndryshme, ka qene ekspert ligjor i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë si dhe organizatave të ndryshme të punëdhënësve dhe organizatave të ndryshme sindikale. Ka qënë pjesë e bordeve drejtuese në shoqëri të ndryshme tregtare, drejtues në departamente ligjore etj.

Aktualisht eshte themelues dhe Administrator i “Praktike Juridike” Kompani trajnimesh ligjore per juriste, Partner prane Zyres Ligjore Damiani & Partners shpk dhe Drejtues i Departamentit Ligjor prane shoqerise KADIU sha dhe “Kadiu Grup”.

 

PAGESA
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 8500 leke , ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
Per t’u regjistruar plotesoni formularin e aplikimit nepermjet linkut =>

Afati i fundit i aplikimit është data 26 qershor 2020.

 

Kontakt: Adela Myftari
Tel: +355 (0) 45 800 934
E-mail: adela_myftari@cci.al

Share this post