Jaka: Forcat politike të përfshijnë biznesin në programet e tyre

Jaka: Forcat politike të përfshijnë biznesin në programet e tyre

Jaka: Forcat politike të përfshijnë biznesin në programet e tyre

Biznesi ka paraqitur sot një projekt propozim me disa kërkesa drejtuar forcave politike për përfshirje në programet elektorale si dhe zbatimin e tyre nga qeveria e ardhshme. Kreu i dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka paraqiti edhe kërkesat drejtuar forcave politike. Ja kërkesat e plota të Biznesit

  1. Shlyerja e detyrimeve të qeverisë ndaj sipërmarrjes private në të gjitha fushat e ekonomisë ku ekziston kjo marrëdhënie..
  2. Rimbursimi i TVSH, akcizave si dhe të gjithë taksave të tjera që buxheti i shtetit mund ti ketë sipërmarrjes private gjate ushtrimit te aktivitetit te saj brenda afatit 3 mujor. Kjo te realizohet duke bere nderhyrjet e nevojshme ligjore.
  3. Heqja e barrierave dhe taksave të fshehura që pengojnë promovimin e produkteve Made in Albania për eksport.
  4. Heqja e sistemit të referencave ndaj sipërmarrjes private për import -eksport me të gjithë vendet e BE-së.
  5. Heqja e sistemit të referencave ndaj sipërmarrjes private në sistemin fiskal.
  6. TVSH jo më e lartë se 10 për qind për produktet bujqësore, blegtorale vendase si dhe shërbimet turistike.
  7. Hapja e bankës ekonomike për zhvillim me fokus kreditimin e sipërmarrjes private me tarifa të reduktuara.
  8. Heqja e TVSH-së për të gjithë makineritë dhe pajisjet që i nënshtrohen skemës së rimbursimit të TVSH-së dhe që i shërbejnë aktivitetit të sipërmarrjes private.
  9. Aplikimi i TVSH-së në të gjithë qarkullimin tregtar duke hequr kufirin e ndarjes së bizneseve.
  10. Platformë e qartë lidhur me trajtimin e kredive të këqija deri në ngrirjen e tyre për një afat dy vjecar.
  11. Lidhur me transportin rrugor kërkohet:

    1.  a. Heqja e TVSH-se për abonetë dhe biletat.

         b. Heqja e akcizës për karburantin.

        c.  Rimbursimi në kohë i transportit të të gjithë kategorive të qytetarëve që përfitojnë me ligj fiskal këtë shërbim

        d.  Rishikimi i cmimit të biletës urbane duke përdorur metodën e krahasimit me vendet e rajonit (Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë)

        e.  Heqja e TVSh-së për të gjithë artikujt që shërbejnë si lëndë e parë për prodhimin e plasmasit dhe produketeve të tjera që janë në shërbim të sektorit bujqësor .

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.