JAKA: Dëmet dhe kompensimet e biznesit për gjendjen aktuale që ndodhet sot .

JAKA: Dëmet dhe kompensimet e biznesit për gjendjen aktuale që ndodhet sot .

JAKA: Dëmet dhe kompensimet e biznesit për gjendjen aktuale që ndodhet sot .

Përsa i përket gjëndjes së biznesit sot mund të themi që kemi një situatë të rënduar për shkak edhe të panikut.

Kemi shumë shqetesime nga farmacitë dhe supermarketet të cilat duhët të jenë në shërbim gjatë gjithë kohës ku punëtoret nga paniku dhe frika kërkojnë të lënë vendet e punës dhe ti braktisin ato.

Ndaj kërkojmë skanimin e saktë të situatës ku jemi e ku do shkojmë

Ne duhet të kemi mendimin shkencor të profesionistëve dhe specialistëve mbi COVID 19 

Mendimi dhe analiza shkencore të japë një analizë të hollësishme për ku është adresuar, shtresat që preken në mënyrë  që njerezit të hedhin poshtë frikën dhe të përballen ndaj duhen dhënë të gjithë indikatoret.

Nqs ne do vazhdojmë me masat shtrënguese që shtohen dita ditës ekonomia shqiptare shkon drejt proçesit të falimentit.

Qeveria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet për situatën e sipërmarrjeve të vogla private

Kemi trefish dëmtim për shkak të masave shtrënguese. 

Kërkojmë mos të kemi braktisje të kapitalit human, kompensimin e tyre që janë në shërbim por edhe të atyre që janë të karantinuar për një periudhë tremujore.

Jemi të ndërgjegjësuar që është një faturë e rëndë dhe është thuajse e pamundur që të përballohet nga buxheti i shtetit shqiptar ndaj kërkojmë ngritjen e një grupi pune ekspertesh për të bërë një analizë dëmesh financiare për të bërë pagesën e kësaj fature nëpërmjet aplikimeve tek instrumentat financiare sic janë FMN, Banka Boterore dhe Bashkimi Europian.

Share this post