“Inovacioni në sipërmarrje si një sfidë për rritjen e konkurrencës dhe promotor i rritjes ekonomike në kontekstin e ekonomisë digjitale”, pyetësor për biznesin
I nderuar sipërmarrës, anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
Këshilli i Investimeve në mbledhjen e tij të radhës do të diskutojë dhe prioritizojë rekomandime në lidhje me “Inovacionin në sipërmarrje si një sfidë për rritjen e konkurrencës dhe promotor i rritjes ekonomike në kontekstin e ekonomisë digjitale”.
Në diskutim do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me tre shtylla kryesore:
- Inovacioni dhe roli i institucioneve publike për të mundësuar mirëfunksionimin e ekosistemit në mënyrë që bizneset shqiptare të absorbojnë potencialet që ofron inovacioni;
- Sfidat e përgatitjes së sipërmarrjes shqiptare në përballje me kërkesën për inovacion apo pamundësia për të krijuar inovacion;
- Ndërveprimi dhe mbështetja nëpërmjet instrumenteve të ndryshëm, apo edhe donatorëve drejt inovacionit të sipërmarrjes.
Një fokus të veçantë do të kenë edhe sektorët e ekonomisë ku inovacioni tashmë ka sjellë ose mund të sillte një impuls të ri zhvillimi me synimin që bizneset shqiptare (veçanërisht SME-të) të mos mbeten vetëm konsumatore por edhe prodhuese të ekonomisë digjitale.
Linku më poshtë është një pyetësor i përgatitur nga Sekretariati i KI ku përmblidhen çështjet e trajtuara më sipër dhe do t’ju luteshim ta shpërndanit tek anëtarët tuaj për plotësim – afati 18 shkurt 2021.
https://forms.gle/jsavzSstBAWYeJBi6
Gjithashtu, në përputhje me sa më lart, do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj si edhe përcjelljen e çdo informacioni në lidhje me sfidat e biznesit vendas apo të huaj në lidhje me aksesin në inovacion në Shqipëri, si edhe përcjelljen e problematikave të mundshme të referuara nga anëtarët tuaj apo rekomandimet e mundshme në lidhje me nxitjen e inovacionit në Shqipëri.
Duke shpresuar të gjeni pak kohë në plotësimin e këtij pyetësori dhe ngritjes së problematikave të tjera, do e vlerësonim bashkëpunimin tuaj pasi kjo na ndihmon të japim një perceptim të saktë dhe të marrim masat në kohën e duhur.
Përgjigjet mund të na i përcillni në adresën edlira_prenga@cci.al