InnoTourClust Plus/ Workshop: “Rrjetëzimi dhe Promovimi i Sektorit të Turizmit”
Më 5 maj 2023, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë do të organizojë workshop-in me temë “Rrjetëzimi dhe Promovimi i Sektorit të Turizmit”, në kuadër të projektit “InnoTourClust Plus”, pjesë e programit Interreg IPA CBC Italy – Albania – Montenegro.
Referuar vlerësimit të nevojave të aktorëve, në këtë workshop do të prezantohen informacione mbi fuqizimin e aftësive profesionale, modelet pozitive në rajon, format e rrjetëzimit dhe promovimin e sektorit të turizmit në vendet si Shqipëri, Itali, Mali i Zi.
Të pranishmit do të kenë mundësi të informohen në lidhje me detajet e projektit dhe format e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit “InnoTourClust Plus” me agjensi, operatorë turistikë, aktorë të tjerë në sektorin e turizmit dhe me partnerë të projektit në rajon.
Ju mirëpresim në datë 5 Maj 2023, ora 09:30 në Hotel Mondial, Tiranë.
Nëse jeni të interesuar, konfirmoni pjesëmarrjen në adresën: aris_tasho@cci.al