INERRAnT/ Tendenca dhe mjete novatore për transformimin digjital të SME-ve

INERRAnT/ Tendenca dhe mjete novatore për transformimin digjital të SME-ve

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në seminarin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në kuadër të Projektit INERRAnT PLUS, pjesë e programit Interreg IPA CBC.

Bazuar në zbatimin e suksesshëm dhe arritjet e larta në realizimin e projekteve ku CCIT është partner i Projektit INERRAnT PLUS, i renditur në krye të listës së kapitalizimit të publikuar në Programin Interreg – IPA CBC Italy – Albania – Montenegro.

Aktiviteti do të mbahet të premten, më datë 5 prill 2023, ora 09:00 në sallën Onufri: Hotel Tirana Internacional, Tiranë.

Sipas vlerësimit të nevojave nga kompanitë shqiptare, një pjesë e rëndësishme e këtij workshopi do të jetë “INERRAnT – Tendenca dhe mjete novatore për transformimin digjital të SME-ve”.

Në këtë takim do të prezantohen detaje të projekteve, përfitimeve etj. Gjithashtu, do të keni mundësinë të informoheni në lidhje me detajet e projektit dhe përfitimet për t’u bërë pjesë e rrjetit INERRAnT, i cili ju jep mundësinë të bashkëpunoni me kompani/bashkëpunëtorë nga Italia dhe Mali i Zi.

Do të ishim të nderuar nëse të gjithë ju do të jeni pjesë e këtij takimi.

Faleminderit për bashkëpunimin e deritanishëm.

Kërkoj çdo konfirmim deri të mërkurën, 3 prill 2023 në fund të ditës, në adresën: aris_tasho@cci.al
Ju mirëpresim!

Share this post