HISTEK prezantohet në panairin e Ditës së Verës në Elbasan

EEN-Albania prezantohet gjate dy ditëve të Panairit “Dita e Verës 2019”.

HISTEK prezantohet në panairin e Ditës së Verës në Elbasan

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, si koordinohet trekëndëshi Itali-Mal i Zi-Shqipëri.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë u bë pjesë e panairit të “Ditës së Verës”, në datat 12-14 mars 2019 në Elbasan. Ky panair organizohej nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Elbasan. Pjesëmarrja e DHTIT në këtë event kishte qëllim promovimin e projekteve që ky institucion përfiton nga Bashkimi Evropian, ku njeri prej tyre është edhe projekti HISTEK i cili ka në thelb të tij Promovimin e Konkurrueshmërisë dhe Ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonën ndërkufitare Itali-Mal i Zi- Shqipëri. Në thelb të këtij projekti është trajnimi i teknicienëve të rinj në teknologjitë kyçe të aftësimit, të cilat konsiderohen shumë të rëndësishme për rritjen dhe punësimin pasi ato sigurojnë bazën për inovacionin në një gamë të gjerë të industrive. Projekti HISTEK parashikon krijimin e një kurrikule për arsimin terciar, si një instrument të mundshëm për rritjen dhe zhvillimin e teknicienëve të rinj. Duke qenë se në ditët e panairit ishin pjesë shumë biznese shqiptare të rajonit dhe me gjerë, interesi për të qenë pjesë e projektit ishte i madh. Një nga objektivat e projektit HISTEK është krijimi i një klasteri ndërkufitar, anëtarët e të cilit do të jenë ndërmarrjet e vogla e të mesme, institucionet publike dhe ato arsimore të cilat do të punojnë për të zhvilluar instrumente të përbashkëta për të vlerësuar nevojat e ndërmarrjeve në kushtet e burimeve njerëzore dhe për të krijuar standarde të përbashkëta të cilat do të adoptohen në sistemin arsimor me qëllim zhvillimin e teknicienëve të rinj të kualifikuar. Kjo përfaqëson në fakt, një strategji zhvilluese në tregun ndërkufitar të ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

Një pjesë e konsiderueshme e bizneseve pjesëmarrëse pasi u njohën me idenë e projektit shprehen interesin për të qenë pjesë e klasterit pasi një nga nevojat që sot identifikohet në ndërmarrjet e vogla të mesme është mungesa e stafeve të trajnuara dhe mungesa e kurrikulave për arsimin terciar.

Ky panair është kthyer në traditë pasi organizohet çdo vit në qytetin e Elbasanit në Ditën e Verës. Ky vit shënoi edicionin e 22-të të panairit.

Share this post