Gjuha Angleze për Burimet Njerëzore

Gjuha Angleze për Burimet Njerëzore

Gjuha Angleze për Burimet Njerëzore

Duke konsideruar interesin e lartë që punonjësit të cilët punojnë në sektorin e Burimeve Njerëzore kanë për gjuhën angleze profesionale, për këtë qëllim ne sjellim pranë Dhomës së Tregtisë seancat e  trajnimit me tematikën ‘Gjuha Angleze për Burimet Njerëzore’ datat:

15 Maj orari 17:00 – 20:00

16 Maj orari 17:00 – 20:00

17 Maj orari 17:00 – 20:00

Ky kurs trajnimi i targetohet Profesionistëve të Burimeve Njerëzore të cilët janë të punësuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, në mënyrë direkte ose indirekte, dhe duan të aplikojnë ekspertizën e tyre në gjuhën angleze. Programi synon të paraqes një përmbledhje të të gjithë aspekteve të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Kush mund të përfitojë?

Ky trajnim është për Profesionistët e Burimeve Njerëzore të cilët kërkojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre në gjuhën angleze në fushën e menaxhimit të Burimeve Njerëzore, përfshirë procedurën e rekrutimit, kompensimin dhe benefitet, si dhe zgjidhjen e konflikteve. Trajnimi zhvillohet ne bashkepunim me lektore amerikane.

Në përfundim të trajnimit do të:

  • Jeni të aftë të komunikoni me më shumë vetëbësim për tematika të BNJ
  • Jeni të aftë të komunikoni me më shumë saktësi dhe rrjedhshmëri
  • Jeni të aftë të merrni pjesë në mënyrë më të suksesshme në takime dhe negociata pune
  • Keni përmirësuar anglishten tuaj të shkruar
  • Keni zgjeruar fjalorin e BNJ

Pikat ku do të fokusohet terminologjia e trajnimit të BNJ:

  • Rekrutimi
  • Organizimi dhe leadership
  • Trajnimi, motivimi dhe shpërblimi
  • Menaxhimi i ndryshimeve
  • Konflikti në vendin e punës
  • Procedurat e shkarkimit
  • Teknikat e vlerësimit

Gjithashtu do të trajtohen aftësitë gjuhësore si:

  • Gjuha e folur- përfshirë takimet e punës, negociatat, aftësitë për të prezantuar
  • Gjuha e shkruar- e-mailet, raportet e punës

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 60 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit.

Për tu regjistruar, ju lutem plotësoni formularin e aplikimit:  Formular Aplikimi

Afati i fundit i kryerjes së pagesës është data 14 Maj 2019.

*Pagesa e bërë nuk rimbursohet në rast mosndjekjeje apo ndërprerjeje të trajnimit!*

Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni si më poshtë për infomacione të mëtejshme.

Cel: + 355 (0) 68 671 5167

E-mail: meggi_zhugli@cci.al

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.