FUTURE 4.0
Emri i projektit: Edukimi Prodhues dhe modeli i qeverisjes së trajnimeve për IndUstrinë 4.0 në zonën Adriatiko-Joniane
Akronimi i projektit : FUTURE 4.0
Kohëzgjatja: 24 muaj (01.01.2018– 31.12.2019)
Përsiatja e programit: Prioriteti i Programit: Rajoni inovativ dhe i zgjuar
Objektivi specifik i prioritetit : Mbështetja e zhvillimit të një sistemi rajonal të inovacionit për zonën Adriatik-Jon
Objektivat e programit:
- Hartëzimi Teknologjik i sektorit të Kantierit & Zinxhirit të Furnizimit Logjistik Detar
- Trajnimi i aftësive dhe kompetencave/hub mësimor- platforma FUTURE 4.0
- Modeli dhe Strategjia e të mësuarit të zgjuar
Partner lider: Rajoni i Venetos (IT)
Partnerët:
Konfindustria e Veneto SIAV S.p.A. (IT)
Universiteti Politeknik i Barit (IT)
Dhoma e Prefekturës së Ahaia (GR)
Universiteti i Patras (GR)
Qarku i Primorje-Gorski, (CR)
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Rijekës, (CR)
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (AL)
Qendra “Mesdheu” – Universiteti Mesdhetar Shqiptar (AL)
Partnerë të Asociuar
Konfindustria Bari e Barletta-Andria-Trani, (IT)
Rajoni i Puglias – Departamenti i Zhvillimit Ekonomik, Inovacionit, Edukimit, Trajnimit dhe Punës, (IT)
Përshkrimi i projektit:
Sfidat e shkaktuara nga revolucioni i katërt industrial janë në zemër të projektit FUTURE 4.0. Faza e mëtejshme e zhvillimit në organizimin dhe menaxhimin e të gjithë procesit të zinxhirit të vlerave të përfshira në industrinë e përpunimit po ndryshon rrënjësisht edhe konceptin e ndërmarrjes. Shoqëritë dhe ekonomitë e EUSAIR janë të prekura nga ky ndryshim i paradigmës, që ka efekte mbi prodhimin, marrëdhëniet ndërmjet kompanive dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor. Për t’u përballur me këtë, dhe duke pasur si fokus specifike Ekonominë Blu, kantjerin detar dhe zinxhirin e furnizimit logjistik, projekti ka për qëllim të hartojë një strategji të përbashkët për të përtërirë përqasjen e kompanive përmes trajnimeve në modelin e mësuimnxënies së Zgjuar duke nxitur kështu rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të kantierit & anijeve në Itali (Veneto dhe Puglia) Kroaci, Greqi dhe Shqipëri. Struktura e projektit parashikon përkufizimin e një hartëzimi teknologji të sektorit të kantierit dhe furnizimit logjistik përmes një udhërrëfyesi dhe aktiviteti gjithëpërfshirës mbi teknologjinë dhe kompetencat që lidhen me to. Rezultatet do të jenë baza për përcaktimin e njohurive, kompetencave dhe aftësive për trajnim / qendër e të nxënit (platforma FUTURE4.0) duke përfshirë Universitete dhe Organizata trajnuese dhe kompani të ndryshme. Platforma do të jetë pjesë e modelit dhe strategjisë së mësimit të sipërpërmendur, të zbatuar dhe të vleftësuar përmes veprimeve pilot lokale, duke përfshirë edukimin efektiv industrial dhe trajnimin për inovacion, si dhe rritjen e bashkëpunimit Universitetr-Industri. Partneriteti përbëhet nga shumë aktoërë dhe përfshin organe publike dhe private, universitete, biznese, institucionet e arsimit të lartë që veprojnë në industrinë 4.0 të cilat do të bashkëpunojnë së bashku duke aplikuar në qasjen Triple Helix. Projekti do të bazohet në një rishikim të përbashkët dhe pjesëmarrës të sistemeve të qeverisjes rajonale për trajnime dhe inovacione që mbështesin Industrisë 4.0, specifike për kantjerin dhe zinxhirin e furnizimit logjistik detar.
Objektivi i përgjithshëm: Të hartojë një strategji të përbashkët për të përtërirë qasjen e kompanive ndaj trajnimit nëpërmjet një modeli të zgjuar të të mësuarit duke nxitur konkurrencën e sektorit të lundrimit/anijeve në Itali (Veneto & Puglia), Kroaci, Greqi dhe Shqipëri.
Objektivat specifike:
- Përcaktimi i Hartëzimit Teknologjik të zinxhirit të furnizimit logjistik të sektorit të kantjereve dhe nautikës nëpërmjet një udhëzuesi gjithëpërfshirës dhe aktivitetit të parashikuar mbi teknologjinë dhe kompetencat e lidhura me të.
- Dizenjimi i një platforme trajnimesh, mesimnxënieje, njohurie, kompetencash si dhe duke përfshirë Universitetet dhe kompani trajnimesh
- implementimi dhe vleftësimi i Smart Learning Model and Strategy nëpërmjet veprimeve pilot lokale, duke përfshirë edukimin efektiv industrial dhe trajnimin për inovacionin dhe rritjen e bashkëpunimit Industri – Universitet
Fokusi Tematik: Ekonomia Blu – zinxhiri i furnizimit logjistik të sektorit të kantjereve dhe nautikës; Mësimnxenie e zgjuar, Përqasja e Heliksit të Trefishtë – dizenjimi i modelit brenda Industrisë 4.0.
Aktivitetet kryesore:
WP 1 Menaxhim & Koordinim (M)
WP 2 Përqasje Analitike (T1)
WP 3 Dizenjimi (T2)
WP 4 Shfrytëzimi (T3)
WP 5 Komunikimi (C)
Rezultatet kryesore të projektit:
- Nxitja e bashkepunimit dhe aktiviteteve te perbashketa nder-rajonale te aksit Lindje-Perendim me synim ndarjen dhe hartimin e strategjive, modeleve dhe mjeteve të nevojshme për të lehtësuar një ndryshim industrial smart drejt Industrisë 4.0, për të rritur punësimin brenda industrisë së kantjereve detare dhe sektorët e shërbimeve të lidhura si logjistikë në nivel rajonal;
- Fuqizimi i zhvillimit të RIS3 në 5 fusha të ekonomisë, duke çuar në një të mësuar të politikës së ndërsjellë në fushën e strategjive industriale dhe mundësive të ofruara nga një proces ekologjik, veçanërisht për partnerët e projekteve IPA, duke trajtuar pikat e dobëta në menaxhimin e transformimit të Industrisë.
- Dizenjimi dhe qasja ndaj një Modeli Edukimi dhe Trajnimi Inovativ (duke integruar 3 zhvillues të një shoqërie të bazuar në dije-EC2010, një kornize dhe strategjie operacionale dhe mjete diagnostikuese, të replikueshme në nivelin e EUSAIR për fushat me potencial në rritje të ADRION / EUSAIR;
- Implementimi i veprimeve të përshtatura për ngritjen e kompetencave / aftësive (aftësimi dhe ri-kualifikimi i profileve profesionale), në formën e aktiviteteve të KTT-së për secilin rajon të përfshirë që do të zbatohen përmes Aksioneve Pilot Lokale, duke nxitur marrjen dhe shpërndarjen e inovacionit të gjelbër dhe smart, dhe rrethit të menaxhimit të njohurive.
Indikatorët kryesorë të projektit:
- Numri i sipërmarrjeve që bashkëpunojnë me qëndra kërkimore: 130
- Hartëzimi Teknologjik i kantjerit detar dhe & zinxhiri i furnizimit logjistik të sektorit të kantjerit detar dhe nautikës :25
- Modele Smart të të mësuarit: 105
- Numri i rrjeteve të bashkëpunimit transnacional dhe klastera të suportuar: 1 platformë FUTURE 4.0
- Numri i strategjive dhe planeve të veprimit të zhvilluara nga klasterat dhe rrjetet inovative transnacionale : 1 Strategji e Mësimnxënies së Zgjuar
- Materialet e komunikimit
Target grupet:
- Autoritete Publike lokale – 50
- Autoritete Publike Rajonale – 10
- Agjensi të sektorit – 10
- Universitete dhe Qendra Kërkimore – 20
- Qendra Edukimi/trajnimi dhe shkolla – 20
- Sipërmarrje, duke përjashtuar SME – 25
- SMEs – 80
- Organizata mbështetëse të Biznesit – 30
- Ofrues Shërbimesh dhe Infrastrukture (publike) – 10
- Publik i përgjithshëm – 100
Projekti mbështetet nga Programi Interreg ADRION, financuar nga Fondi Rajonal Evropian i Zhvillimit dhe Fondet e IPA II.
Koordinatore Projekti : Jonida Haxhillari
E-mail : jonida_haxhillari@cci.al