Ftesë për pjesmarrje: Projekt për eksporte drejt Gjermanisë, edicioni i 8-të!

Ftesë për pjesmarrje: Projekt për eksporte drejt Gjermanisë, edicioni i 8-të!

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) përfaqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri. Ajo nxit marrëdhëniet bilaterale të biznesit dhe jep konsulencë për kompanitë gjermane dhe shqiptare në lidhje me bashkëpunime të mundshme dhe zhvillime të tregut. DIHA është e lidhur me rrjetin e Dhomave Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK).

Në kuadër të një projekti të përbashkët me Dhomat Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në rajonin e Ballkanit, si dhe me BME (Bundesverband Materialwirtschaft Einkauf und Logistik e.V – Shoqata Gjermane e Menaxhimit të Blerjes dhe Logjistikës së Materialeve) kërkohen profile kompanish shqiptare që kanë kapacitet prodhues, eksportues dhe janë të afta t‘u shesin produktet e tyre 52 kompanive të përzgjedhura gjermane, të cilat operojnë në Gjermani në fushën e ndërtimit të makinerive, industrisë automotive, valvulave industriale, përpunimit të materialeve metalike, plastike, elektronike etj. Bashkëngjitur do të gjeni profilet paraprake me të dhënat kryesore për këto 52 kompani të mëdha gjermane.

Nëse jeni të interesuar, lutemi të plotësoni formularin në Excel (Supplier Profile 2022) me të dhënat për kompaninë Tuaj, të specifikoni kompanitë gjermane me të cilat do të dëshironit të bashkëpunonit dhe të na e dërgoni sërish në adresën tonë të email-it (info@diha.al) mundësisht brenda datës 28.10.2022.

Ju sqarojmë se përzgjedhja e firmave „Shitëse“ nga rajoni i Ballkanit do të bëhet nga vetë kompanitë gjermane „Blerëse“, pjesëmarrëse në këtë iniciativë.

Eventi si edhe takimet B-2-B do të organizohen prane IHK në Stuttgart, Gjermani më datë 06.12.2022.

Për çdo paqartësi jeni të lutur të na kontaktoni!

Faleminderit dhe mbetemi në pritje të aplikimeve Tuaja.

Mit freundlichen Grüßen / Best regards / Me respekt

Marjeta Xhabrahimi (Kodra)
Business Consultant

DIHA

Deutsche Industrie– und Handelsvereinigung in Albanien
German Association of Industry and Trade in Albania
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri
Rr. Skenderbej 4/7
AL-Tirana
T: +355 (0) 4 222 7146, M: +355 (0) 68 6066622
Email: kodra@diha.al  – Web: www.diha.al

 

Supplier Profile_2022

List of German Companies

Share this post