Ftesë për pjesmarrje: Projekt për eksporte drejt Gjermanisë, edicioni i 6-të!

Ftesë për pjesmarrje: Projekt për eksporte drejt Gjermanisë, edicioni i 6-të!

Ftesë për pjesmarrje: Projekt për eksporte drejt Gjermanisë, edicioni i 6-të!

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë  dëshiron t’ju përcjellë kërkesën për bashkëpunim nga disa kompani gjermane:

-Kërkohen profile kompanish shqiptare që kanë kapacitet prodhues, eksportues dhe janë të afta t‘u shesin produktet e tyre 48 kompanive të përzgjedhura gjermane, të cilat operojnë në Gjermani në fushën e ndërtimit të makinerive, industrisë automotive, valvulave industriale, interior, mobilie, tekstil, materiale plastike, elektronike etj. Bashkëngjitur do të gjeni profilet paraprake me të dhënat kryesore për këto 45 kompani të mëdha gjermane.

Lista e kompanive Gjermane (linku)

Nëse jeni të interesuar, lutemi të plotësoni formularin (linku)

Ku të specifikoni kompanitë gjermane me të cilat do të dëshironit të bashkëpunonit dhe të na e dërgoni në adresën e email-it (info@diha.al ) brenda datës 25 mars 2020.

Ju sqarojmë se përzgjedhja e firmave „Shitëse“ nga rajoni i Ballkanit do të bëhet nga vetë kompanitë gjermane „Blerëse“, pjesëmarrëse në këtë iniciativë.

Takimet B2B të këtij viti do të organizohen më datë 16 maj 2020, në Mannheim, Gjermani.

Share this post