Ftese per pjesemarrje ne “Italian Stone Experience in South Italy”: 29 janar – 3 shkurt 2017

Ftese per pjesemarrje ne “Italian Stone Experience in South Italy”: 29 janar – 3 shkurt 2017

Ftese per pjesemarrje ne “Italian Stone Experience in South Italy”: 29 janar – 3 shkurt 2017

Në kuadrin e Planit të Eksporteve për Rajonet e Konvergjencës (Campania, Calabria, Puglia e Sicilia), Zyra e Teknologjisë Industriale Energjisë dhe Mjedisit i Agjencisë ICE – në bashkëpunim me shoqatës e makinerive të mermerit Confindustria Marmomacchine – organizon nismën “Italian Stone Experience in South Italy” në periudhën 29 janar – 3 shkurt 2017 në Calabri, Campania dhe Puglia të Italisë.

Në aktivitet do të marrin pjesë 14 shtete nga Mesdheu dhe Ballkani. Zyra ICE e Tiranës do të koordinojë delegacionin nga Shqipëria dhe Kosova.

Do të zhvillohen seminare teknike, takime biznesi b2b dhe vizita pranë ndërmarrjeve prodhuese italiane. Për më shumë informacione, programi provizor bashkëlidhur.

Kompanitë italiane i përkasin fushave të mëposhtme:

– Makineri për industrinë nxjerrëse dhe guroret

– Makineri per thyerjen e gurit dhe mermerit

– Makineri për përzierjen e betonit, llaçit dhe shtrimin e dyshemeve

– Aditivëve për industrinë e ndërtimit

– Produkte kimike për nxjerrjen e vajit të terpentinës

– Produktet kimike per forcimin dhe mbrojten e siperfaqes se mermerit

– Mjetet Widia për përpunimin e mermerit dhe gurit natyral

Për delegatët e nismës Agjencia ICE ofron:

  • fluturimin (klasa ekonomike) Tiranë – Napoli (v/a): nisja 29 JANAR – kthimi 3 SHKURT
  • qëndrimin në hotel në 3 zona të ndyshme të Italisë (Campania, Puglia, Calabria) pasi aktivitetet do të zhvillohen në qytete të ndryshme
  • vaktet e ushqimit
  • shërbimi transfer në Itali nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • shërbimi transfer dhe asistencë e plotë gjatë periudhës së aktivitetit.

Ju lutemi të njoftoni bizneset potencialisht të interesuara.

Kompanitë duhen të regjistrohen brenda datës 10 Janar në linkun:

https://goo.gl/forms/YCpirZ2EidwGeuwO2

 

Ju lutemi vini re sa vijon:

  • paketa e pjesëmarrjes ofrohet vetëm për 1 përfaqësues të kompanisë
  • njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme
  • është e detyryeshme pjesëmarrja në seminaret teknike, vizitat pranë ndërmarrjeve prodhuese italiane dhe takimeve b2b, pra respektimi i plotë i programit
  • me qëllim vlerësim e hollësishëm të kandidaturave, është e rëndësishme që kompania të ketë një web site.

Jemi në dispozionin për çdo informacion apo nevojë të mëtejshme në adresën email tirana@ice.it ose në numrat e tel. 00355 42251051/36.

ICE – Agjencia Tiranë

Share this post