Ftese per bashkepunim me Bizneset Austriake dhe Trajnime ne Menaxhim Biznesi

Ftese per bashkepunim me Bizneset Austriake dhe Trajnime ne Menaxhim Biznesi

Ftese per bashkepunim me Bizneset Austriake dhe Trajnime ne Menaxhim Biznesi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (CCI Tirana), në bashkëpunim me Dhomën Austriake të Tregtisë (WIFI INTERNATIONAL), vijon organizimin e Projekteve “WIFI” –AUSTRIA, në Menaxhimin e Sipermarrjes

Trajnime Profesionale në Menaxhim Biznesi

Bashkëpunim me Bizneset Austriake sipas fushave që keni interes

Ky ëshë viti i 10 º i organizimit te ketyre kurseve trajnimi i cili ka rezultuar me shumë sukses në ngritjen profesionale të nivelit menaxherial dhe jo vetem, në rritjen e interesit te sipermarrjes austriake si dhe ne bashkëpunime të ndërsjellta me biznesin shqiptar.

WIFI-AUSTRIA ka si qëllim trajnimin e sipërmarësve shqiptar duke i krijuar mundësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit me sipërmarrje Austriake.

Ky lloj partneriteti dhe bashkepunimi ka rezultuar shumë i suksesshëm për sipermarresit shqiptar pjesmarres ne kete program duke mundësuar shpesh finalizimin me nenshkrim te marrëveshjeve me perfitim te ndersjellte

Bashkëpunimi me Bizneset Austriake

Bashkëpunimi me bizneset Austriake u mundëson kompanive shqiptare jo vetëm akses në tregun e zhvilluar austriak, por edhe shanse të shumta për të njohur jo vetëm klientë të rinj për produktet dhe shërbimet e tyre, por edhe partnerë të ardhshëm në zhvillim e rinovim. Gjithashtu jep mundesine e identifikimit te partnereve potencialë në investime të përbashkëta si dhe mundësi  të mira për eksport të produkteve të tyre.

Gjatë vizitës 4 ditore në Austri ju informojme se:

  1. Bizneset/ Perfaqesuesit e Bizneseve do te marrin çertifikate trajnimi nga WIFI Austria (WKO – Dhoma Austriake e Tregtisë) e njohur ndërkombëtarisht
  2. Zhvillohet nje forum biznesi ne WKO (Dhomen Austriake te Tregtise) midis sipermarresve nga te dy vendet.
  3. Të gjithë Pjesmarresit kanë mundësinë e kontakteve (B2B) dhe takimeve individuale me Sipërmarrësit Austriak.

Organizimi i takimeve bëhet nga Dhoma Ekonomike Federale e Austrisë, në bazë të një plani paraprak të hartuar sipas kërkesave të Sipermarresve Shqiptarë dhe Austriakë.

(Të gjithë sipermarresit shqiptare do te kene një përkthyes në dispozicion gjatë takimeve në Vienë).

Target Group

Numri i Pjesëmarrjes në keto kurse është i limituar deri në 15 Pjesëmarrës.

Kurset janë të dizenjuara për menaxherë apo administratorë të kompanive, të cilët janë të interesuar për trajnime profesionale me ekspertë ndërkombëtarë, sipas metodave  të fundit bashkëkohore.

Ne keto kurse trajnimi mund të marrin pjesë të gjithë ata perfaqesues te shoqerive shqiptare, që janë të interesuar për bashkëpunim me sipermarrjen Austriake në fushat me interes  te vecante dhe me mundesi për gjetje partneriteti.

Eksperienca në keto kurse trajnimi është një mundësi e shkelqyer për të shkëmbyer informacion dhe përvoja.

Fushat me me Interes per bashkepunim me Austrine

  • Ndertim
  • Import- Eksport
  • Hoteleri-Turizem
  • AgroBiznes
  • Energjetike
  • Hoteleri-Turizem
  • Universitete
  • Legal & Finance
  • Institute Profesionale
  • Teknologji

Modulet dhe Lektoret:

Moduli Iº  15-16-17 November 2018

International Marketing and EU Standards

Lektor :   Mag. Asetila Koestinger

Module IIº   22-23-24 Novemeber  2018

Investment risk and business plan analysis

Lector: Dr. Victor Dedic

Vizita ne Wien 21-24.01.2019

Afati i aplikimit  deri më  05.11.2018     Formular Aplikimi

Per me shume informacion rreth Kurseve WIFI, ju lutem shkarkoni materialet e meposhteme.

Rendesia e Trajnimeve WiFi

Trajnim ne Menaxhim Biznesi dhe Bashkepunim me Bizneset Austriake

Kontakt:

Ornela Sulçe

Koordinatore Trajnimesh

Tel:+355 045 800 934

Email: ornela_sulce@cci.al

Share this post