Finalizohet projekti BRE, i konsideruar “BEST PRACTICE”
Ky projekt është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, sipas Instrumentit të Asistencës së vendeve para-Aderimit (IPA II)
Prioriteti i programit
Forcimi i bashkëpunimit dhe konkurencës së bizneseve të vogla e të mesme mes shteteve.
Partneriteti
Partnerët e ketij projekti Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane; Ministria e Financave dhe Ekonomise së Shqipërisë (MFE); Dhoma e Tregtisë, Industrisë, Artizanatit e Bujqësisië në Bari (CCIAA Bari)Dhoma e Ekonomisë Mali i Zi /Privredna komora Crne Gore (PKCG) dhe Qendra e Inovacionit e Sipermarrjes Tehnopolis/ Inovaciono preduzetnički centar Tehnopolis (IPC Tehnopolis)
Nje projekt I suksesshem dhe I konsideruar si “Best Practice” me kohezgjatje nga 15.03.2018-14.07.2021
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti i përshtatet objektivit specifik të Programit, pra fuqizimit të kuadrit dhe kushteve për zhvillimin e tregut të bizneseve të vogla e të mesme, me anë të krijimit të Platformës trans-kombëtare, duke lidhur me njëri-tjetrin 3 regjistrat kombëtarë të biznesit në ndihmë të bashkëpunimit mes kompanive. Ky mjet i zbatuar me anë të aktiviteteve të posaçme të trajnimit, do të nxisë një sjellje e strukturë ndërkombëtare të kompanive, duke i hapur ato ndaj të dhënave zyrtare të kompanive ekzistuese, e duke nxitur bashkëpunimin e inovacionin.
Ky projekt per me shume se 3 vjet trajtoi sfidat kryesore të koordinimit mes Regjistrave Evropianë të Biznesit si një faktor kyç për një mjedis të përbashkët kontinental të biznesit, që sjell harmonizim administrativ, siguri legale, transparencë dhe konkurueshmëri të biznesit.
Ndaj dhe ky projekt u perpoq te bëje këmbimin dhe përmirësimin e eksperiencave mes regjistrave të biznesit italianë, shqiptarë e malazezë në 3 nivele: në atë legjislativ (ligjet, aktorët e përfshirë, politikat), në nivel operacional (menaxhimi i procesit), dhe në teknologji (programe software, mjetet kompjuterike, të dhënat). Eksperienca italiane ishte ajo e cila u more si pike reference ne iimplementimin e ketij projekti.
Produkti kryesor i BREeshte Platforma Partnere e Informacionit (Partner Query Platform), pika e përbashkët e 3 regjistrave të biznesit. Regjistrat e biznesit janë dhe do të mbeten pronë e institucioenve publike të përfshira në projektin EBR dhe do të regjistrojnë bizneset ekzistuese, por mund të konsultohen sipas kërkesës dhe të japin për shembull, listat e partnerëve. Një nga mangësitë e këtyre Regjistave është fakti se janë të vetmuara dhe nuk komunikojnë me njëra-tjetrën. Për më tepër kompanitë italiane, malazeze dhe shqiptare nuk janë ende të listuara dhe përdorin kritere të ndryshme klasifikimi. Gjithashtu të dhënat e integruara jepen dhe menaxhophen në mënyra të ndryshme, prandaj harmonizimi i ligjeve, taksave, e procedurave është një faktor kyç në integrimin komercial dhe industrial mes 3 vendeve. https://interreg-bre.com/
Kjo platforme do të jetë harta e regjistrave të informacionit të biznesit, që do të favorizojë integrimin me kritere unike kalsifikimi.