Eventi final hibrid USIA THE FUTURE, USIA THE PRESENT organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë & Kolegji Profesional i Tiranës.

Eventi final hibrid USIA THE FUTURE, USIA THE PRESENT organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë & Kolegji Profesional i Tiranës.

Eventi final hibrid USIA THE FUTURE, USIA THE PRESENT organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë & Kolegji Profesional i Tiranës.

USIA – projektuar për të adresuar sfidat e forcimit të bashkëpunimit midis universitetit dhe shoqërisë në Shqipëri.

Prof. Assoc Nevila Xhindi, Menaxhere e Projektit të USIA detajoi “udhëtimin” e USIA, përmes Paketave të saj të Punës. Një pikëpamje e përgjithshme që nxjerr në pah rezultatet dhe arritjet kryesore të këtij projekti në dy vitet e fundit:

  • Krijimi i Njësisë së Transferimit të Njohurive dhe Brokerimit të Inovacionit (USIA) në 5 universitete në Shqipëri si një mekanizëm që lidh në mënyrë të institucionalizuar dhe të qëndrueshme universitetin me biznesin, qeverinë, shoqërinë civile dhe median.
  • Rritja e ndërveprimit, partneriteteve dhe projekteve bashkëpunuese ndërmjet palëve të interesuara të Quadruple Helix për të bashkëprodhuar njohuri duke krijuar vlerë të shtuar për të gjithë ekosistemin e arsimit të lartë në Shqipëri. Bashkëpunimi mes #akademisë dhe #shoqërisë I lartësuar në nivele të reja.
  • Mundësi lëvizshmërie për studiuesit e rinj për të qarkulluar ndërmjet akademisë, sektorit të biznesit, sektorit publik, shoqërisë civile dhe medias.
  • Ndërtim kapaciteti;
  • Modele të prodhuara për bashkëprodhimin e njohurive dhe kërkimeve, udhëzimeve dhe praktikave më të mira.

Jola Osmenaj (KPT) dhe Aris Tasho (CCIT) detajuan punët dhe arritjet në kuadër të skemës WP 5, “Second a Researcher” që forcoi universitetin drejt bashkëpunimit të biznesit, në kuptimin e 5 zgjidhjeve inovative që çdo IAL i ofronte një biznesi; ka një arsye pse e quajtëm “Cila është superfuqia jote”!

Prof. Marjeta Dhima (KPT), një nga kontribueset kryesore të WP5 në KPT, ndau kontributin e saj të vlefshëm për marrëdhëniet midis akademisë dhe aktorëve të Quadruple Helix, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të zgjeruar dhe efektiv me të gjithë ata, me shembuj specifikë si p.sh. bashkëpunimi gjatë konsultimit publik të projektligjit për gazrat e fluorizuar, ndërsa kërkoi më shumë mbulim mediatik për punën e akademisë.

Të nderuar që mori pjesë si e ftuar znj.Anna Maria Patella, Drejtuese e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Projekteve në Fondazione “A. Cuccovillo” – Bari – ITS Meccanica-Meccatronica-Energia që prezantoi projektin HISTEK duke theksuar rëndësinë e transferimit të njohurive si një kërkesë, veçanërisht në në kontekstin e Industrisë 4.0, krijimi i integrimit ndërmjet sistemeve të palëve të interesuara, ndërkohë që ka më shumë për të bërë në drejtim të ngritjes së kapaciteteve dhe përmirësimit për t’iu përgjigjur tregut.

Na përcjell pozitivitet fakti që jemi dëshmitar të sinergjisë dhe qasjes së projekteve HISTEK dhe USIA që ndanë atë rrugë të hapur drejt ndërveprimeve të reja.

Saimir Yzeiri dhe Ervis Qose (KPT) prezantuan laboratorin e krijuar me mbështetjen e projektit USIA, si një mjet për ngritjen e kapaciteteve, ku studentët tanë të përkushtuar kontribuan në ngritjen e tyre nën mentorimin e tyre.

Shumë faleminderit për organizatorët, folësit dhe të gjithë studiuesit, studentët, kolegët, partnerët, bashkëpunëtorët, palët e interesuara që u bashkuan.

E dini, USIA NUK NDALON KURRË!

Share this post