00Days00Hrs00Mins00Secs
May 26 2023
26/05/2023

Takime B2B ndërmjet sipërmarrësve shqiptarë dhe grekë në sektorin e turizmit

  • 12:00 PM
  • Tirana

Në kuadër të javës greke, në datat 26, 27 dhe 28 maj do të organizohet panairi në fushën e gastronomisë në pedonalen “Murat Toptani” në kryeqytet.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri, do të organizojnë takime B2B ndërmjet sipërmarrësve shqiptarë dhe grekë në sektorin e turizmit. Aktiviteti do të mbahet më 26 maj, në orën 12:00, në Maritim Hotel Plaza.

Të gjitha kompanitë e interesuara do të kenë mundësi që gjatë tre ditëve të panairit të realizojnë vizita dhe bashkëpunime me kompanitë greke në fushën e gastronomisë.