4Days06Hrs59Mins36Secs
May 03 2024
03/05/2024

“MEDICAL & BEAUTY FAIR”, 2-3-4 MAJ 2024

  • 09:00 PM
  • Tirana

“Medical & Beauty Fair”, një nga panairet me të rëndësishme kushtuar dermatologjisë, kujdesit dhe shërbimeve shëndetësore, do të rikthehet në datat 2-3-4 Maj 2024 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Shoqata e Dermatologjisë dhe Venerologjisë Shqiptare do të jenë organizatoret kryesore të këtij panairi, i cili do t’i dedikohet prezantimit të gjithë gamës së gjerë mjekësore, duke filluar nga medikamentet, pajisjet mjekësore e deri te shërbimet spitalore dermatologjike.

Duke u fokusuar në problematikat më të mëdha të bukurisë dhe shëndetit, ky event synon ndërgjegjësimin dhe rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Gjatë ditëve të panairit, nën mbikëqyrjen e Operatorit Qendror Mjekësor dhe Shoqatës së Dermatologjisë dhe Venerologjisë Shqiptare, do të mbahet edhe Kongresi i Parë Mbarëshqiptar i  Dermatologjisë dhe Verenologjisë me pjesëmarrjen e mjekëve nga e gjithë Shqipëria. Ky kongres do të jetë me 9 kredite falas.

Ftohen të gjithë qytetarët që të njihen me shërbimet e fundit që ofrojnë mjekësia dhe dermatologjia shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e eventit, kontaktoni në adresën: event@cci.al