DHTIT organizon trajnim mbi zbatimin e ligjit “Për Tatimin mbi të Ardhurat”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë do të mbajë trajnimin e radhës për “Zbatimin e Ligjit Nr. 29/2023 ‘Për Tatimin mbi të Ardhurat’”, i ndryshuar”. Për shkak të kërkesave që kanë mbërritur, trajnimi do të zhvillohet në dy grupe të ndara; grupi i parë 29-30 Janar dhe grupi i dytë në datat 4-5 shkurt. Duke qenë se kanë mbetur edhe pak vende, ju ftojmë të merrni pjesë në trajnim ky pjesëmarrësit do të kenë mundësi të kuptojnë dhe zbatojnë ndryshimet e fundit të këtij ligji përmes shembujve dhe rasteve praktike.