Event Propagandues i Projektit BIOECO – R.D.I në “Festën e Luleve” 9 Maj 2019-Lezhë

Event Propagandues i Projektit BIOECO – R.D.I në “Festën e Luleve”  9 Maj 2019-Lezhë

Event Propagandues i Projektit BIOECO – R.D.I në “Festën e Luleve” 9 Maj 2019-Lezhë

Me datën 9 Maj 2019, në Lezhë, në ambientet e Restorant “Rapsodia” u zhvillua Eventi i Propagandimit të projektit “BIO-ekonomia me bazë kërkimin shkencor dhe inovacionin” i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT). Eventi i tillë i propagandimit iu bashkua me një stendë të dedikuar Festës së Luleve ku morwn pjesw përfaqësues tw kompanive të mirënjohura private, institucioneve tw ndryshme publike dhe personalitete publike.

Projekti BIOECO-RDI financohet nga programi i bashkëpunimit territorial Adrion, ku përfshihen 7 partnerë nga 6 vende evropiane: Sviluppumbria dhe Confindustria Umbria (Itali), Instituti Kombëtar i Kimisë (Slloveni), Instituti i Kërkimeve Ruder Boskovic (Kroaci), Rajoni i Maqedonisë Perëndimore (Greqi), Agjencia për Zhvillim Rajonal “Alma Mons” e Vojvodinës (Serbi) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (Shqipëri).

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti, eventi i propagandimit kishte si qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin rreth projektit, prezantimin e rezultateve dhe ecurisë së deritanishme të projektit dhe arritjen e vizibilitetit përballë audiencës së gjerë.      

Në këtë event, morën pjesë grupi i punës së projektit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.  U prezantuan dhe promovuan në mënyrë të dedikuar tek vizitorët e stendës qëllimet e projektit, objektivat, outputet dhe rezultatet e pritshme,.

Vlen të theksohet se të gjithë e vlerësuan idenë e projektit dhe treguan interes për të marrë pjesë në aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër projekti në të ardhmen. Për të lehtësuar prezantimin u përdorën materialet e realizuara të komunikimit  të tilla si roll-up, fletushka, dosje etj.

Për më shumë informacion rreth projektit mund të vizitoni:

dhe/ose kontaktoni  Menaxheren e Projektit:  znj. Elida Boshnjaku                             Email: elida_boshnjaku@cci.al    Tel: +355 (0) 45 800 936

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.