EVENT NDËRGJEGJËSUES DHE PROMOVUES, ELBASAN 13 MARS 2019
Është mbajtur në 13-14 Mars 2019 në Elbasan, në ambientet e Pallatit të Sportit, eventi ndërgjegjësues dhe promovues i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranë (DHTIT), në kuadër të projektit #DynaMob 2.0 ”. Ky event iu bashkua Panairit të Përgjithshëm “Dita e Verës 2019” me një stendë të dedikuar për të promovuar projektin dhe për të arritur grupet e synuara.
Projekti iu adresua jo vetëm vizitorëve dhe publikut të gjerë, por edhe përfaqësuesve të kompanive ekspozuees, institucioneve arsimore, organeve publike.
Të gjithë njerëzit e arritur u njohën me rezultatet e pritshme dhe mbështetjen që do të jepet në kuadër projekti.
Mes vizitorëve të stendës ishin Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Elbasanit, z.Veli Kazazi dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Edmond Popa, me të cilët u shkëmbyen ide për bashkëpunim të mundshëm në kontekstin e projektit.
Për të arritur audiencën u përdorën materialet informuese dhe promovuese në dispozicion.
Për më shumë informacion rreth projektit #DynaMob 2.0, ju lutem kontaktoni Koordinatoren e Projektit në DHTIT, znj. Elida Boshnjaku
Email: elida_boshnjaku@cci.al
Mobile: +355 (0) 692648637