00Days00Hrs00Mins00Secs
Jan 19 2024
19/01/2024

CCIT AWARDS 2024

  • 07:00 PM
  • Tirana

CCIT AWARDS, ceremonia vjetore e shpërndarjes së çmimeve për më të mirët e sipërmarrjes private të mbarë trevave shqiptare shënon momentin kulmor të një viti kalendarik, ku identifikohen dhe vlerësohen promotorët e ekonomisë.

Në 127-vjetorin e krijimit të saj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, do të bëjë bashkë në një mbrëmje gala, më 19 janar 2024, në Teatrin e Operës dhe Baletit, kompanitë më të mira që operojnë sot në tregun shqiptar, e që mbartin një histori të dëshmuar të përsosmërisë në biznes.

Stabiliteti, cilësia pa kompromis, besueshmëria, vizioni i qartë, strategjia në të menduar e të vepruar janë guri i themelit ku mbështetet suksesi i tyre.

Bizneset luajnë një rol jetik në nxitjen e rritjes ekonomike. Ndaj, më të mirët meritojnë të nderohen për rezultatet e spikatura dhe kontributet.

Përpos identifikimit të më të mirëve, qëllimi i këtij eventi është edhe inkurajimi për t’u përmirësuar më tej, rritja e ndërgjegjësimit dhe përcjellja e frymës sipërmarrëse në shërbim të shoqërisë dhe progresit.

Të pranishëm do të  jenë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, të bizneseve shumë të suksesshme, akademikë dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

Pjesëmarrja në CCIT Awards, përveçse ju ofron mundësinë të ekspozoni biznesin tuaj, gjithashtu ju fton të bëheni pjesë e një komuniteti që ndan pasionin e përbashkët për sukses.