E-Commerce Shkup 10-12 nentor

E-Commerce Shkup 10-12 nentor

E-Commerce Shkup 10-12 nentor

Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Tiranës në bashkëpunim me ftese te Shoqata E-Commerce e
Maqedonisë së Veriut dhe mbeshtetje te GIZ Shqipëri mori pjesë në datat 10-12 Nëntor, në aktivitetitn e
organizuar në Hotel Double Tree by Hilton.
Në datën 11 Nëntor u mbajt dhe konferenca jubile në kuadër të përvjetorit të 5-të të E-Commerce ku të
ftuar ishin mbi 500 pjesmarrës nga rajoni dhe më gjere. Gajtë kësaj konference u bë një pasqyrim i
detajuar i gjendjes dhe progresit të shoqatave të e-commerce në rajon si dhe u diskutua mbi mundësitë
për bashkëpunim rajonal mes tyre me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të rëndësisë që ka ky sektor për
zhvillimin e ekonomive të rajonit të CEFTA-s.
Në këtë konferencë ishin të ftuar përfaqësues të Ministrive përkatëse të shteteve pjesmarrëse, ku
pasqyruan situatën aktuale të kuadrit ligjor si dhe të mundësive të përmirësimit të direktivave ligjore për
një qasje sa më te lehtë të të gjithë faktorëve gjithpërfshirës të tregtisë elektronike.
Mjaft mirë u vu theksi dhe te rëndësia që po luajnë bizneset në ndryshimin e sjelljes së konsumatorit
duke i orientuar drejt tregtisë elektronike nëpërmjet iniciative nxitëse të blerjeve nëpërmjet
paltformave elektronike.
Rëndësi e veçantë mori dhe paneli me përfaqsues nga CEO të kompanive të ndryshme E-Commerce në
Europë ku shpjeguan për pjesmarrësit, 4 shtyllat kryesore të hartimit të një strategjie sa më të
suksesshme në kuadër të E-Commerce.
Kjo konferencë pati sukses përsa i përket shkëmbimit të eksperiencave dhe zgjerimit të informacionit
mbi mundësitë e reja dhe të suskseshme për zhvillimin e tregtisë elektronike në rajon. Në fund të
konferencës u zhvillua dhe një mbrëmje festive, ku u dha mundësia e krijimit të bashkëpunimeve të reja
ndër-rajonale, e cila do të shërbejë për një zhvillim sa më të shpejtë dhe cilësor të tregtisë elektronike
në rajon.

Share this post