DynaMob 2.0

DynaMob 2.0

Emri i projektit:                    Dynamic MOBILITization 2.0

Akronimi i projektit:           #DynaMob 2.0

Kohëzgjatja :                           24 Muaj (03.04.2018– 02.04.2020)

Arsyeja e Programit:            Prioriteti i Programit: Rritja dhe promovimi i shërbimit të transportit të qëndrueshëm dhe faciliteteve si dhe përmirësimi i infrastrukturës publike.

 Objektivi specifik i prioritetit: 4.1 Rritja e koordinimit mes aktorëve përkatës për të promovuar lidhjet e qëndrueshme ndërkufitare në zonën e bashkëpunimit.

Objektivat specifike:

  • Sistemi rajonal i inovacionit të bioekonomisë
  • Integrimi ndër-nacional i aktorëve të bio-ekonomisë
  • Politikat mbështetëse të bioekonomisë

Partner lider:                         Komuna Kopertino (ITALI)

Partnerët:                               Agjencia e Formimit Ulise (ITALI)

Opština Budva (MALI I ZI)

Komuna Kampobasso (ITALI)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (SHQIPËRI)

Bashkia Skrapar (SHQIPËRI)

Bashkia Tiranë (Partner i Asociuar – SHQIPËRI)

Përshkrimi i projektit:

Një përmbledhje

Projekti “Dynamic MOBILITization 2.0” (#DynaMob 2.0) i përgjigjet SO 4.1 të PA4 të Programit Interreg IPA CBC Itali – Shqipëri – Mali i Zi (IT-AL-ME) 2014-2020, duke pasur si qëllim promovimin dhe nxitjen e përdorimit të formave miqësore të transportit në zonën ndërkufitare, duke u fokusuar në ndarjen e makinave elektrike dhe biçikletave elektrike si pjesë të një kulture të re të lëvizjes.

Me ndarjen e makinave, transporti mund të organizohet në mënyrë më racionale dhe më efiçiente përsa i përket energjisë. Për më tepër, ndarja e makinave/biçikletave ndihmon në rekuperimin e hapësirave rrugore në qendrat e qytetit për funksione sociale dhe ekologjike duke reduktuar kërkesat për parkim – duke i bërë kështu qytetet më atraktive.

Sipas ekspertëve:

Mjetet elektrike mund të mbulojnë 100 kilometra në qytet për vetëm 90 cent kundrejt makinave më ekonomike dhe me gaz të cilat do të kërkonin 3 deri 3.50 euro për të njëjtën distancë.

Output-i bazë i projektit është blerja e paisjeve (makinave dhe biçikletave elektrike) dhe instalimi i Stacioneve të Karikimit të Makinave dhe Ndarjes së Biçikletave duke mbuluar shërbimit e sigurimit, kostos së elektricitetit, shërbimit, etj. Kombinuar me aplikimin e duhur.  

Objektivi i Përgjithshëm:

Përcaktimi dhe zbatimi i modelit të sistemit të lëvizjes së përzier (MBS) që integron në mënyrë efiçiente, realiste dhe të zgjatur në kohë zgjidhjet e zgjuara dhe të gjelbërta të transportit si dhe ndryshon sjelljet e turistëve drejt transportit dhe zgjidhjeve të udhëtimit.

Objektivat specifike:

  • Sistemi ndërkufitar i lëvizjes së përzier ka si qëllim ndryshimin e sjelljeve të qytetarëve dhe turistëve përsa i përket transportit dhe zgjidhjeve të udhëtimit.
  • Promovimi i rritjes së njohurive dhe aftësive së bashku me shpërndarjen e teknologjive inovative për shërbimet dhe zgjidhjet e lëvizshmërisë së gjelbërt/alternative, ngritjen e aktiviteteve strukturore për studimin e infrastrukturave multimodale dhe të integruara.

Aktivitetet kryesore :

WP 1              Menaxhimi i projektit;

WP 2              Aplikacioni  i Lëvizjes së Integruar # Dynamob

WP 3              Plani i Veprimit për Lëvizjen e Integruar

WP 4              Rrugët  #Dynamob 2.0

WP 5              Investime  #Dynamob 2.0

WP 6              Komunikimi

Rezultatet kryesore:

a) zgjerimi i rrjetit rajonal të lëvizjes së zgjuar dhe të gjelbërt me pjesëmarrjen e administratave lokale në zhvillimin e planit ndërkufitar të integruar të veprimit CBC #DynaMob 0, me një zgjerim të rrjetit të aktorëve ndërkufitar;

b) ngritja e rrjetit ndërkufitar mes bashkive dhe administratës publike për rishikimin e politikave me pjesëmarrjen e vëzhguesve të aktorëve të tjerë dhe përfaqësuesit e administratës jashtë zonave të pranueshme;

c) rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për lëvizjen e zgjuar dhe të gjelbërt. Të paktën 600 njerëz nga secila bashki do të kontaktohen dhe përfshihen në aktivitete të ndryshme.

d) ekspertizë e përmirësuar mes administratorit publik dhe përfaqësuesve të shoqërisë mbi lëvizjen e qëndrueshme dhe të gjelbërt.

Outputet kryesore:

  • Plani i integruar i veprimit #DynaMob 2.0 për përmirësimin e pikave të furnizimit me elektricitet, distributorët ekologjik dhe ndarje të biçikletave.
  • Rrjeti ndërkufitar mes bashkive, administratës publike dhe aktorëve për rishikim të politikave.
  • Veprimet në terren dhe nisja e veprimit për komunikim dhe promovim të lëvizjes së zgjuar dhe të gjelbërt.
  • Aplikimi i lëvizjes së zgjuar për monitorim të pikut të trafikut, impaktit të lëvijzes dhe për ndonjë informacion tjetër të nevojshëm për udhëtimin.
  • Workshop dhe seminare për lëvizjën e qëndrueshme dhe të gjelbërt.

Projekti mbështetet nga Programi interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi dhe financohet nga fondi IPA II.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.