Dynamic MOBILITization 2.0

DynaMob 2.0

Dynamic MOBILITization 2.0

Takimi i 2-të i Komitetit Drejtues dhe Bordit Menaxhues të Projektit 20 – 21 Shkurt 2019

Në datat 20-21 Shkurt 2019, në Budva të Malit të Zi,u zhvillua Takimi i dytë i projektit #DynaMob 2.0. ky takim kishte si qëllim njohjen me ecurinë e implementimit të projektit #DynaMob 2.0.

Gjatë takimit u prezantuan realizimi i aktiviteteve dhe rezultatet në kuadër të secilës paketë pune.

Takimi u shoqërua me diskutime të hapura, ndarje mendimesh duke u fokusuar në detyrat e realizuara, hapat e ardhshëm lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e secilit partner, rishikim të afateve kohore, ndryshimet e nevojshme në buxhet etj.

Bazuar në feedback-un e dhënë, inputet dhe mendimet, u morën vendime të përbashkëta të rëndësishme të partneritetit për të ndihmuar dhe lehtësuar bashkëpunimin dhe mbështetur partneritetin.

Në takimin e dytë të projektit morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Kopertino, Komunës Kampobasso, Agjencisë së Trajnimit Ulisse, Bashkisë Budva dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë morën pjesë znj. Elida Boshnjaku -Menaxhere projekti, znj. Viola Xhindi – Drejtore e Departamentit të Projekteve dhe z. Arbi Hoxha – Anëtar i grupit të projektit.

Share this post