Dynamob 2.0, workshop i 2-te

Dynamob 2.0, workshop i 2-te

Dynamob 2.0, workshop i 2-te

Në kuadër të projektit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT) organizoi në ambjentet e saj, me datë 30 Maj 2019, Workshopin e Dytë të projektit #DynaMob 2.0. Ky workshop me temë “Integrimi i sistemit të biçikletave dhe pikës së eko-karikimit” për një Tiranë Smart, mblodhi aktorë të ndryshëm me interes të përbashkët në mobilitetin dhe transportin si: përfaqësues nga organet e transportit, turizmit,  zyra e projekteve të Bashkisë Tiranë, ekspertë të fushës, përdorues etj. Qëllimi i aktivitetit ishte prezantimi i ecurisë së projektit deri tani, si dhe vendeve të konsideruara për ofrimin e shërbimit të sistemit të shkëmbimit të biçikletave dhe pikës së eko-karikimit, dhe marrja e feedback nga pjesëmarrësit.

Znj. Viola Xhindi, Drejtore e Departamentit të Projekteve në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe theksoi angazhimin e Dhomës dhe Bashkisë Tiranë që është Partner i Asociuar në projektin #DynaMob 2.0, për të kontribuar në  mobilitetin e qëndrueshëm.

Më pas, znj Elida Boshnjaku, koordinatore e projektit prezantoi shkurtimisht fazën në të cilën ndodhet aktualisht projekti si dhe  vijoi në detaje me prezantimin e vendeve të propozuara të stacioneve për sistemin e shkëmbimit të biçikletave dhe pikës së eko-karikimit. Znj. Boshnjaku theksoi që stacionet do të sigurojnë një rrjet të përshtatshëm për përdoruesit dhe do të përcaktohen/vendosen në zona që mund të aksesohen dhe përdoren lehtësisht e në mënyrë të përshtatshme; të tilla si :

Stacionet e shkëmbimit të biçikletave pranë atraksioneve që ofrojnë udhëtime të këndshme:

  • 1 stacion tek Liqeni
  • 1 stacion në Mamicë e cila ndodhet në Petrelë

Stacioni i Pikës së Eko-karikimit një pikë interesi po ashtu:

  • tek zona e parkimit tek Pazari i Ri (hapësirë e cila është nën supervizionin e Bashkisë Tiranë).

Pas prezantimit të znj. Boshnjaku, workshopi u shoqërua me diskutime nga pjesëmarrësit, të shprehën opinionin e tyre dhe dhanë  sugjerime dhe rekomandime interesante. Çështjet që u diskutuan ishin:

  • vendndodhjet dhe madhësia e stacionit, përfshirë numrin e biçikletave që do të ofrojnë.
  • mundësitë e tjera për vendndodhjen e stacioneve.
  • përgjegjësia për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të shkëmbimit të biçikletave dhe pikës së eko-karikimit si dhe opsionet e kontratave: pronësi dhe administrim privat ose pronësi publike dhe administrim privat.
  • survejime në stacione për t’u zhvilluar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, për të siguruar të dhëna mbi lëvizjen e njerëzve; për të parë se ku do të lëvizin dhe nëse do të përdorin një biçikletë për të arritur në destinacion.  
  • mbrojtja kundër vjedhjeve dhe vandalizmit etj.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.