English in Modern Business

English in Modern Business

English in Modern Business

Rikthehet trajnimi i suksesshëm i Anglishtes së Biznesit, pranë Dhomës së Tregtisë, Tiranë 

Datat 11 & 12 Tetor, 2018 Orari 16:45-20:30

Gjuha angleze konsiderohet si gjuha ndërkombëtare e biznesit dhe e suksesit. Në biznes është shumë e rëndësishme të shkembejmë dhe të ndajmë mendimet dhe inovacionet tona. Kështu rritet biznesi. Kështu arrijmë të zhvillohemi dhe profesionalisht, të kemi një komunikim më të mirë me koleget, klientët dhe ti bëjmë përshtypje punëmarrësve.

Per kete qellim trajnimi i Anglishtes se Biznesit synon përmirësimin e aftësive të gjuhës angleze të personave që përdorin anglishten në punën e tyre.

Trajnimi zhvillohet në Gjuhën Angleze, me trajnuese Amerikane, në një program intensiv që zgjat dy ditë.

*Pjesëmarrësit e ndryshëm në këtë trajnim e kanë vlerësuar atë shumë pozitivisht.

Objektivi i trajnimit është që pjesëmarrësit të përsosin fjalorin që i shërben drejtëpërdrejtë në punën e tyre, pajisen me aftësi komunikuese që i nevojiten dhe të aftësohen për të përballuar situata të caktuara lidhur me gjuhën.

Kush mund të përfitojë

  • CEO/Menaxherët të cilët punojnë në një mjedis biznesi, të cilët kanë nevojë të përdorin anglishten në vendin e tyre të punës.
  • Menaxherët të cilët mbajnë lidhje me koleget dhe menaxherët e linjës në gjuhën angleze.
  • Profesionistët e biznesit që punojnë në kompani të ndryshme dhe dëshirojnë të përmirësojnë anglishten e tyre për qëllime pune.
  • Lektorë që duan të punojnë me nivelin e tyre të gjuhës angleze.
  • Të punësuarit në administratë publike.
  • Profesionistët e biznesit që kërkojnë të përparojnë në karrierën e tyre duke pasur njohuri funksionale të anglishtes.
  • Etj.

Niveli i kërkuar i anglishtes

Kandidatët duhet të kenë minimalisht një nivel të ndërmjetëm ‘Pre-Intermediate’ të gjuhës angleze.

Metodologjia

Kursi do të jetë shumë interaktiv. Pjesëmarrësit jo vetëm do të dëgjojnë, por edhe do të praktikojnë ato që kanë mësuar. Atyre do t’ju kërkohet që të marrin pjesë dhe ndjekin udhëzimet e trajnuesit.

Pjesëmarrësit do të përdorin 4 aftësitë: lexim, dëgjim, të folur dhe të shkruar. Kursi është shumë intensiv dhe do të kërkojë përqendrim të plotë. 

Programi

  • Struktura e Biznesit
  • Mbledhjet; Frazat standarde; Roli i Kryetarit; Axhenda; etj.
  • Aftësitë Komunikuese dhe Shërbimit i Klientit
  • Shkrimi i E-maileve/ Raporteve
  • I foluri në Publik dhe Si të japësh prezantime të suksesshme

PAGESA:

Tarifa e zbritur e pjesëmarrjes në trajnim është 50 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit.

Për tu regjistruar, ju lutem plotësoni formularin e aplikimit brenda datës 10 Tetor 2018:  Formular Aplikimi

Afati i fundit i kryerjes së pagesës është data 10 Tetor 2018 .

*Pagesa e bërë nuk rimbursohet në rast mosndjekjeje apo ndërprerjeje të trajnimit!*

Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni si më poshtë për infomacione të mëtejshme.

Cel: + 355 (0) 69 234 2222

Tel:  + 355 (0) 45 800 934

E-mail: kurse@cci.al

Share this post