DOGANA & AKCIZA 360°

DOGANA & AKCIZA 360°

DOGANA & AKCIZA 360°

LEKTORË: FLUTURA SHEHI DHE BESAR GAZIDEDE

DATA: 12-13 SHKURT

ORARI: 10:00-14:00

OBJEKTIVI:

Ky trainim ka si qëllim dhënien e një panorame të përgjithshme lidhur me legjislacinonin,

­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­procedurën dhe praktikën në fushat doganore dhe të akcizës në Shqipëri, si dhe trajtimin e

çështjeve specifike me interes të përgjithshëm për aktorë të ndryshëm të përfshirë në zinxhirin

e furnizimit të mallrave.

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT:

Trainimi përbëhet nga dy pjesë.

Pjesa e parë e trainimit fokusohet në aspektet që impaktojnë importin e mallrave drejt territorit

Shqiptar, dhe eksportin e nga territori Shqiptar drejt vendeve të tjera.

Pjesa e dytë e trainimit fokusohet tek produktet që janë subjekt i akcizës, si dhe në regjimin e

pezullimit të detyrimeve, i cili përdoret nga prodhuesit vendas por edhe nga importues.

KUSH JANË PËRFITUESIT:

Prezantimi është i përshtatshëm për tu ndjekur nga punonjës të Kompanive që operojnë si

importues, eksportues, prodhues, tregtarë, operatorët e postës së shpejtë (courier), agjensitë doganore etj. 

Programi:

Dita 1

Dogana

  1. Këndvështrim i përgjithshëm
  2. Hyrja/dalja e mallrave nga territori Shqiptar dhe formalitetet doganore
  3. Regjimet (procedurat) doganore:
    • Çlirimi për qarkullim të lirë
    • Regjime të posaçme
    • Eksporti dhe rieksporti
  4. Faktorët mbi bazën e të cilëve llogariten detyrimet e importit & eksportit
  5. Borxhi Doganor & Garancitë
  6. Shkeljet, sanksionet dhe ankimi
  7. Operatori Ekonomik i Autorizuar dhe thjeshtësimet doganore.

Akciza

  1. Këndvështrim i përgjithshëm
  2. Produktet energjetike
  3. Alkooli dhe pijet alkoolike
  4. Duhani dhe produktet e duhanit
  5. Produktet e tjera
  6. Regjimi i pezullimit të detyrimeve të akcizës
  7. Përjashtimet dhe rimbursimi
  8. Humbjet dhe firot

Dita 2

Vendimi 3/2015 i CEFTA-s

1. Kumulimi I Plotë

2. Rregulli I kthimit të detyrimeve doganore

3. Provat e Origjinës

4. Deklarata e Furnitorit

Eksportues i Miratuar

1. Kushtet që duhet të plotësohen

2.  Procedura per statusin e Eksportuesit të Miratuar

3. Aplikimi

4. Lëshimi I Autorizimit

5. Vlefshmëria

6. Detyrimet e Operatorit Ekonomik

7. Konventa PEM e Rishikuar

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 7000 LEK. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> https://goo.gl/forms/NBaMwdiJQppqnOWu2

TRAJNERË:

Flutura Shehi,  punonjëse pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave që nga viti 2002 dhe pozicioni aktual është Përgjegjëse e Sektorit të Origjinës. Flutura është diplomuar pranë Fakultetit  Ekonomik dega Merceologji. Më pas ka ndjekur specializimin një-vjecar “Specialist I lartë Financë-Bankë” pranë Fakultetit  Ekonomik në Tiranë si dhe Master të Nivelit të II “Ekonomi dhe zhvillim i qëndrueshëm”.

Që nga viti 2014 është anëtare e grupit të punës për rishikimin e Konventës pan-euro-Mesdhetare të rregullave të origjinës preferenciale pranë  DGTAXUD Të Komisionit Europian.

Besar Gazidede  është diplomuar për Ekonomiks në vitin 2010 nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dhe ka zhvilluar një karrierë në fushën doganore & akcizës, në të cilën është specializuar thellësisht.

Është Themelues dhe Konsulent pranë Gazidede Konsulencë Doganore & Akcize, ku ofron ekspertizë, këshillim dhe asistencë për llogari të kompanive të përfshira në tregtinë ndërkombëtare të mallrave dhe prodhues të mallrave të akcizës.  

Gjatë eksperiencës së punës ka këshilluar dhe asistuar kompani të mirënjohura ndërkombëtare dhe vendase që operojnë në sektorë të ndryshëm si ai energjetik (hidrokarbure), ushqimor, manifakturë dhe prodhim, importues-eksportues etj.

Eksperiencat e punës përfshijnë:

  • 1 Nëntor 2018 – aktualisht, Gazidede Konsulencë Doganore & Akcize si Konsulent;
  • 2015-2018, PricewaterhouseCoopers Albania and Kosovo si Konsulent Doganor & Akcize;
  • 2014-2015, Go Shipping Albania si Specialist për Import & Eksport;
  • 2010-2014, Drejtoria e Përgjithshme të Doganave si Specialist i Analizës së Riskut dhe Përgjegjës Sektori.

Kontakt: Ornela Sulce

Tel: +355 (0) 45 800 934

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Share this post