NJOFTIM PËR SHTYP

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë  Tiranë në Panairin e Përgjithshëm në Elbasan; Prezantohet Projekti BIOECO – R.D.I

NJOFTIM PËR SHTYP

DITË INFORMUESE NË KUADËR TË PROJEKTIT BIOECO-R.D.I” në kontekstin e Projektit “BIO-EKOnomia me bazë kërkimin shkencor dhe inovacionin

Me datë 22 Nëntor 2018,   Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zhvilloi një event informues, në Fakultetin Bujqësor në Korçë.  

Dita informuese iu adresua inovatorëve potencial në këtë rast studentëve të rinj në degën  e Agrobiznesit të cilët mund të jenë të interesuar të investojnë në fushën e bioekonomisë.

Qëllimi i eventit ishte prezantimi i projektit “BIO-EKOnomia me Bazë Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin” tek ata dhe gjetja e interesave të përbashkëta dhe urës lidhëse me universitetin për të vendosur bashkëpunim.

 Znj. Viola Xhindi, Drejtore e Departamentit të Projekteve, pas fjalës së mirëseardhjes ceku qasjen e projektit në mbështetje të sipërmarrjes (së re dhe asaj ekzistuese) në fushën e bioekonomisë duke përmendur veprimet/iniciativat të parashikuara në kuadër projekti për sektorët e përzgjedhur të fushës.

Pastaj ishte menaxherja e projektit, znj. Elida Boshnjaku, e cila informoi më në detaje për veprimet/iniciativat e pritshme të planifikuara, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e një bashkëpunimi të frytshëm me fakultetin.

Gjatë eventit, të gjithë pjesëmarrësit ishin aktiv në diskutime duke shprehur opinionet e tyre dhe dhënë rekomandime gjithashtu për zbatimin e projektit.

Për më shumë detaje rreth projektit, ju mund të kontaktoni Menaxheren e Projektit Znj. Elida Boshnjaku: Tel : +355(0) 45 800 936; e-mail: elida_boshnjaku@cci.al .

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.