NJOFTIM PËR SHTYP

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë  Tiranë në Panairin e Përgjithshëm në Elbasan; Prezantohet Projekti BIOECO – R.D.I

NJOFTIM PËR SHTYP

DITË INFORMUESE NË KUADËR TË PROJEKTIT BIOECO-R.D.I” në kontekstin e Projektit “BIO-EKOnomia me bazë kërkimin shkencor dhe inovacionin.

Të Enjten, me datë 14 Mars 2019,  Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zhvilloi në Pogradec një event informues, ku morën pjesë përfaqësues të kompanive të ndryshme të Sektorit Agro-ushqimor, me temë “Ditë informuese”.

Ky event ishte një aktivitet i organizuar në kuadër të projektit “BIO-EKOnomia me Bazë Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin”, projekt i financuar nga Programi i Bashkëpunimit Territorial Adrion, ku Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (Shqipëri) është Përfituese.

Gjatë eventit, qëllimi kryesor i të cilit ishte informimi i sipërmarrjes në përgjithësi rreth bioekonomisë, u prezantuan dhe veprimet e rëndësishme që do të gjenerohen nga projekti.

Znj. Viola Xhindi, Drejtore e Departamentit të Projekteve, pasi uroi mirëseardhjen të pranishmëve, bëri një prezantim të shkurtër të projektit ku theksoi angazhimin e Dhomës, për të promovuar dhe mbështetur sipërmarrjet ekzistuese të cilat prodhojnë dhe përdorin biomasë si dhe ato potenciale përmes veprimeve të parashikuara në Paketën e Planit të Veprimit ku përmendi dhe mundësitë e përfitimit për kompanitë e pranishme në event.

Më pas znj. Elida Boshnjaku, Menaxhere e Projektit, prezantoi më në detaje  Projektin dhe Planin e Veprimit duke theksuar rëndësinë dhe impaktin e pritshëm të veprimeve në kuadër projekti. Theks i veçantë  vendosi tek sfidat që bioekonomia përfaqëson për sektorin e biznesit si dhe pikat që kanë nevojë për vëmendje.

Të gjithë bizneset ishin pozitiv ndaj idesë së projektit dhe paraqitën interesin e tyre për të qënë pjesë e tij. 

Për çdo informacion në lidhje me projektin dhe veprimet e parashikuara, lutemi kontaktoni Menaxheren e Projektit Znj. Elida Boshnjaku: Tel : +355(0) 45 800 936; e-mail: elida_boshnjaku@cci.al .

Share this post